Një mjek i urgjencës në Spitalin e Durrësit është dhunuar pasi ka ndërhyrë për të ndarë sherrin mes dy personave të dehur. Mjeku u godit në fytyrë me tullë dhe me grusht. Ai pësoi dëmtime të lehta dhe mori ndihmën e parë nga kolegët e tij.
Në vendngjarje shkuan uniformat blu të cilat kanë nisur hetimet për këtë ngjarje. Dy të dyshuarit, E.SH. 33 vjeç dhe M.B. 38 vjeç janë shoqëruar në komisariat. Ky është rasti i dytë kur dhunohet një mjek, pas atij në QSUT disa ditë më parë.
Njoftimi paraprak i Policisë së Durrësit:
Më datë 23.02.2019, rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, kanë shkuar shtetasit E.Sh., 33 vjeç dhe M.B., 38 vjeç, banues në Durrës, në gjendje të dehur ku janë konfliktuar dhe dyshohet se kanë goditur mjekun e Urgjencës. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Urgjencën e Spitalit dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme dy shtetasit. /
tvklan.al