Mbi 300 persona paraqiten çdo ditë në urgjencën e Spitalit të Durrësit për shkak të virozave të stinës.
Sipas mjekëve, situata përballohet me vështirësi, ndërsa situatë të rënduar ka edhe në urgjencën pediatrike.
“Jemi në pikun e virusit të gripit dhe kemi një ngarkesë të madhe në urgjencën e spitalit tonë. Rreth 350 pacientë në 24 orë paraqiten në urgjencën tonë”, tha Gjergj Qerimi.
Pacientët paraqiten me simptoma të ndryshme.
“Kryesisht temperaturë, dhimbje kyçesh, muskujsh, dobësi trupore, pastaj në qoftë se ka prekje të rrugëve të sipërme ose të poshtme të frymëmarrjes mund të paraqesin edhe marrje fryme, kollë, kollë me sputum”, tha Qerimi.
Fluksi në rritje i vizitave është edhe për shkak të temperaturave të ulëta, ndërsa sipas bluzave të bardha situata pritet të normalizohet gjatë muajit Mars.
Klan News