I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka thënë se në takimin në Bruksel me kryenegociatorët Bislimi e Petkoviç është diskutuar për Marrëveshjen e Ohrit e cila sipas saj ende nuk ka filluar që të zbatohet.

Gjithsesi Lajçak e mbyll me optimizëm postimin në platformën “X” duke theksuar se palët kanë rëndë dakord për hapat e mëtejshëm në dialog.

Ndonëse e konsideruan të dështuar takimin, Bislimi pranon se me palën serbe janë dakorduar për të vendosur 20 veterinerë, që do të përdoren në kalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu deri në fund të muajit të ardhshëm do të vihen në funksionim linjat e interkonjeksionit të energjisë.

Po ashtu ne takim është diskutuar edhe për lirinë e lëvizjes. Pala serbe ka thënë se kryeministri Vuçeviç i ka dërguar letër Komisionit Evropian duke thënë se shteti i tij është i përkushtuar t’i zbatojë detyrimet që dalin nga Marrëveshja Bazë. Sipas Bislimit, letra ka qenë vetëm që Serbia të marrë fonde nga Plani i Rritjes.

Pala kosovare ka kërkuar që Serbia duhet të tërheqë letrën e ish-kryeministres Ana Bërnabiq, që kishte dalë kundër marrëveshjes. 

Klan News