Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara më 3 Dhjetor me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas.

Takimet e ndara në Bruksel nuk do të zhvillohen në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, proces që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Takimet e ndara të Kallasit me Kurtin dhe Vuçiçin u konfirmuan nga zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Anita Hipper. Kallas është shefja e re e politikës së jashtme dhe sigurisë e BE-së dhe së bashku me pjesën tjetër të komisionarëve të KE-së nisën mandatin më 1 Dhjetor.

Është ende e paqartë se si do të veprojë Kallas për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa formati i deritanishëm nuk ka prodhuar rezultat.

Klan News