Dibra me resurset natyrore turistike, si Parku Kombëtar i Lurës dhe ai i Korabit, vazhdon të tërheqë vëmëndjen e turistëve të aventurës. Turistët gjermanë janë ata që kryesojnë ndjekur nga çekët, zviceranët dhe nordikët të cilët e zbulojnë Dibrën përmes tureve me motorë apo biçikleta, si ky grup turistësh gjermanë që do të kalojnë dy ditë për të zbuluar Korabin.
Përveç bukurive, ajo që marrin me vete këta turistë është mikpritja dhe shërbimi në qendrat ku akomodohen, duke bërë që të rikthehen sërish ose t’a sugjerojnë Shqipërinë te miqtë e tyre.
Guidat profesionale sigurisht që e lehtësojnë edhe më shumë kërkimin e vendeve që duhen vizituar patjetër në Dibër, ndërsa origjina e turistëve po zgjerohet gjithmonë e më shumë, duke kaluar Europën.
Klan News