Dimitar Kovaçevski është i mandatuari i LSDM-së për kryeministër në Maqedoninë e Veriut. Ky është vendimi i marrë në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie në mbrëmjen e se kësaj të henë. Kovaçevski, të mërkurën, më 29 Dhjetor, pritet edhe zyrtarisht të mandatohet si kryeministri i Maqedonisë së Veriut nga presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski. Kreu i Lidhjen Social-Demokrate do të nisë bisedimet për formimin e qeverisë së re.

Sipas Kushtetutës, Kovaçevski, do të ketë 20 ditë afat që të dorëzojë për miratim në Kuvend përbërjen e re të kabinetit qeveritar. Qeveria e re pritet të votohet deri më 15 Janar 2022, me 61 vota të deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Dimitar Kovaçevski, në postin e kryeministrit dhe të kryetarit të LSDM-së, zëvendësoi Zoran Zaevin, i cili dha dorëheqjen për shkak të disfatës në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 31 tetor.

Klan News