Pa Naser Alijit, Dinamo City ka prezantuar dy afrime të tjera për mbrojtjen. I pari është Agron Rufati, i cili nga sot do të jetë pjesë e bluve.
“Agron Rufati vishet blu. FC Dinamo City njofton arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Agron Rufati. 25-vjeçari i lindur në Zagreb e ka nisur karrierën me ekipin e Dinamos së Zagrebit, për të kaluar më pas me NK Istra, Zorya Lugansk, Academica Clince dhe në sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës AP Brera në Maqedoninë e Veriut.”, shkruan Dinamo.


Klubi kryeqytetas, njoftoi gjithashtu firmën edhe me mbrojtësin tjetër, Antonio Miço, i cili vjen nga kampionati grek.
“Mirë se vjen Antonio Miço! FC Dinamo City njofton arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Antonio Miço. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar i lindur në Greqi, karrierën e ka zhvilluar në shtetin helen me ekipe si Panionios, Ergotelis dhe Karmiotissa në Qipro, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës AO Egaleo.”, thuhet në njoftimin e klubit.
Në orët e ardhshme, pritet që Dinamo të zyrtaizojë edhe trajnerin Ilir Daja, që do të pasojë të larguarin Dritan Mehmeti. /tvklan.al