Sezoni i Luanit ia ka lënë vendin Virgjëreshës praktike dhe detajiste. Kjo shenjë toke udhëhiqet nga Mërkuri, planeti i komunikimit, mund të përthithë shumë mirë informacionin si dhe të organizojë.
Edhe në çështjet e bukurisë, Virgjëresha pëlqen ngjyrat klasike dhe të pastra, që mbeten gjithnjë në modë. Si shenjë toke, ajo lidhet me tonet e ngrohta të kafes, së gjelbrës, grisë dhe argjendit.
Duke qenë se është edhe shenja e parë e vjeshtës, dizenjot luksoze si printi i krokodilit dhe lulet janë një alternativë e përhershme. Nëse i përkisni kësaj shenje apo thjesht doni një ide për t’iu përshtatur stinës, hidhini një sy sugjerime të mëposhtme për thonjtë e këtij sezoni astrologjik.
‘French’ me të gjelbër smeraldi
Nuanca e thellë e së gjelbrës kontraston hijshëm në duar, ndërsa linja e hollë thekson edhe më mirë formën e thonjve.

Karamel i lehtë me shkëlqim metalik

Print krokodili
Printi i famshëm përshtatet mirë jo vetëm në rripa e çanta, por edhe në thonj. Mund të kombinoni bashkë disa nuanca.

Aureolë e gjelbër
Thonjtë aureolë janë prej kohësh në modë, por e gjelbra e errët tregon sofistikim.

Vijëzime argjendi
Frymëzuar nga albumi “Renaissance” i Beyoncé e cila gjithashtu i përket shenjës së Virgjëreshës, ky model përcjell një energji sa delikate, aq edhe elektrizuese.

Simboli i shenjës
Për Virgjëreshat që duan të guxojnë, thonjtë e gjatë në ngjyrë të gjelbër matte me simbolin e shenjës së zodiakut janë zgjedhja e përsosur.

Zhguall breshke
Printi i zhguallit të breshkës në ngjyra të ngrohta është paleta e duhur për shenjën e tokës.

‘French’ i zi

Safir
Safiri është guri i lindjes së Virgjëreshës dhe ky kombinim do të ishte perfekt për të treguar ngjyrën e guximshme.

/tvklan.al