Një muaj pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, flasin për herë të parë dy djemtë e tij. Tashmë të dorëzuar për fatin e babait të tyre, shpresojnë që të paktën ai të mos ketë pasur një vdekje të dhimbshme. Në një intervistë për CNN, djemtë e gazetarit të Uashington Post thonë se ende kërkojnë për eshtrat e të atit.
Gjithçka duam tani është ta varrosim në Al Bakir, në Arabinë Saudite. Kërkojmë ta përcjellim sipas traditës myslimane dhe duam të sigurohemi që ai të pushojë në paqe.
Jamal Khashoggi u zhduk më 2 Tetor në konsullatën saudite në Stamboll. Autoritetet në Riad pranuan zyrtarisht se ai është vrarë gjatë një interviste të shkuar keq, ndërsa Turqia akuzon sauditët se e kanë mbytur atë sapo ka hyrë në selinë diplomatike.
Ngjarja mori përmasa ndërkombëtare dhe vuri në pikëpyetje marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Arabisë Saudite. Presidenti Trump paralajmëroi masa ndaj Riadit, por pa sqaruar më tej.
Tv Klan