Novak Djokoviç është tërhequr nga turneu i “French Open” për shkak të një problemi në gjurin e djathtë.
Ai ka nisur një luftë me kohën për t’u përgatitur për turneun e Wimbledon-it, ndërsa pas testeve mjekësore rezultoi se kishte një tërheqje në menisk.
37-vjeçari e pësoi dëmtimin gjatë ndeshjes kundër Francisco Cerundolo-s, e megjithatë arriti që të fitojë në pesë sete.
Por mjekët e këshilluan që të mos vazhdonte garën, që lajmëroi se nuk do të zbriste në fushë në çerekfinale kundër Casper Ruud.
Për pasojë, 24 herë kampioni i Grand Slam-eve do të humbasë renditjen si numri 1 i botës, që do të merret nga italiani Jannik Sinner në përfundim të turneut të “French Open”.
Deri në turneun e Wimbledon-it duhen edhe 4 javë, e për Djokoviç do të jetë e vështirë që të mund të rikuperohet plotësisht.
22-vjeçari u kualifikua në gjysmëfinalet e turneut, pasi mundi bullgarin Grigor Dimitrov 3-0 me sete.
Pavarësisht ndeshjes së komplikuar, Siner triumfoi. 22-vjeçari tregoi emocionet për këtë sukses pas lojës.
Jannik Sinner, tenist: Çfarë mund të them? Është ëndrra e të gjithëve që të bëhen numri 1 i botës, por kur mora vesh që Djokoviç është detyruar të tërhiqet, u mërzita! I uroj që të rekuperohet shpejt! Është një moment special për mua.
Ai do të bëhet italiani i parë që do të pozicionohet si numri 1 i botës në tenis.
Klan News