Sporti i Xhudos në Kosovë ka arritur sukseset e radhës në Grand Slamin e Parisit.

Akil Gjakova fitoi medalje të argjendë, ndërsa për të ishte e treta në këtë event.

Në finale në peshën deri 73 kilogramë, u mposht nga rivali nga Uzbekistani, Ahadov, nga i cili është mposhtur edhe tri herë të tjera.

Në podium hipi edhe Nora Gjakova që fitoi medaljen e parë në karrierë, të bronztën, në kategorinë deri 63 kg.

Medalistja e dyfishtë olimpike, xhudistja Distria Krasniqi, u rikthye pas gjashtë muajsh në tapet, ku fidoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit.

Klan News