Qeveria e SHBA ka publikuar 2.800 dosje të klasifikuara si të lidhura me vrasjen e Presidentit John F Kennedy në Nëntor 1963.
Ndërsa lexuesit, historianët dhe gazetarët kërkojnë përmes mijëra faqeve të dokumenteve,
The Guardian
publikon disa fakte të reja.
FBI paralajmëroi policinë e Dallasit në lidhje me kërcënimin për të vrarë Osvald
FBI paralajmëroi policinë e Dallasit për një kërcënim me vdekje ndaj Lee Harvey Osvald, sipas një shkrese nga drejtori J Edgar Hoover, por policia dështoi ta mbronte atë.
“Mbrëmjen e kaluar ne morën një telefonatë në zyrën tonë të Dallasit nga një person që fliste me zë të qetë, dhe që thoshte se ishte anëtar i një grupi të organizuar për të vrarë Osvald”,
shkruante Hoover më 24 Nëntor 1963.
“Ne mënjëherë njoftuam shefin e policisë dhe ai na siguroi se Osvaldos do t’i mundësohej gjithë siguria e nevojshme. Këtë mëngjes e thirrëm përsëri shefin e policisë duke paralajmëruar mundësinë e disa tentativave për vrasje kundër Osvald dhe përsëri na siguroi se do t’i jepej mbrojtja e nevojshme”.
“Megjithatë, kjo nuk ndodhi.”
Bashkimi Sovjetik i frikësohej SHBA-së
Udhëheqësit e Bashkimit Sovjetik e konsideruan Osvaldin një “maniak i cili nuk ishte besnik madje as ndaj vendit të tij”, sipas një memorandumi të FBI që dokumentonte reagimet e BRSS për vrasjen.
Zyrtarët sovjetikë kishin frikë se një konspiracion fshihej pas vdekjes së Kennedy, ndoshta i organizuar nga një grusht shteti i djathtë ose nga pasardhësi i JFK, Lyndon Johnson.
Ata gjithashtu kishin frikë nga një luftë që mund të pasonte vdekjen e Kennedy:
“Burimi ynë më tej deklaroi se zyrtarët sovjetikë kishin frikë se pa udhëheqje, një gjeneral i papërgjegjshëm në Shtetet e Bashkuara mund të niste një raketë drejt Bashkimit Sovjetik”.
Kuba reagoi me një “kënaqësi të pamatë”:
Udhëheqësi kuban Fidel Castro u tha ligjvënësve amerikanë se vendi i tij nuk ishte përfshirë në komplot, kur hetuesit e Shtëpisë së Bardhë e vizituan ishullin në vitin 1978.
Megjithatë, në vitin 1963, ambasadori kuban në SHBA reagoi me “kënaqësi të pamatë” për vrasjen, sipas një memorandumi të CIA-s.
Osvald foli me anëtarin e njësisë së vrasjeve së KGB:
Osvaldi më vonë e telefonoi ambasadën më 1 tetor, duke u identifikuar me emrin e tij dhe duke folur me një rusishte të çalë, dhe i kërkonte rojes që iu përgjigj në telefon nëse kishte ndonjë të re në lidhje me telegramin në Uashington.
Dosja e CIA-s e quan Kostikov “një oficer të identifikuar si i KGB-së” dhe një anëtar i Departamentit 13, një njësi “përgjegjëse për sabotimin dhe vrasjen”.
Zyrtarët kërkojnë Osvaldin përpara vrasjes:
Shpërndarja në Dallas e FBI ishte duke u përpjekur të gjurmonte Osëaldin në tetor 1963, sipas shkresave nga ndarja e Byrosë së New Orleans.
Një agjent atje shkruan se Osvald ishte me interes sipas “burimeve kubane” dhe se ai kishte përcjellë informacionin tek autoritetet e Dallasit. “Kjo zyrë aktualisht po kryen hetime për të gjetur Lee Harvey Osvald,” thoshte shkresa.
FBI e shqetësuar për teoritë e konspiracionit që nga fillimi
Në memorandumin e saj më 24 Nëntor, Hoover tashmë kishte filluar të kishte frikë nga teorizimi i komplotit. “Ajo çfarë më shqetëson mua, tha Hoover, është publikimi i një fakti që bind publikun se Osvald është vrasësi i vërtetë”.
Komplotet e CIA-s për vrasje janë të shumta
Dokumentet përfshijnë detajet e tentativave të ndryshme të CIA-s për të vrarë liderët e huaj, më shpesh ato ndaj Fidel Castro.
Sipas një “përmbledhje të fakteve” të vitit 1975, CIA gjithashtu konsideroi vrasjen e kreut kongresist Patrice Lumumba dhe presidentit indonezian Sukarno.
Faturat dhe llogaritë financiare për projektet klandestine gjithashtu tregojnë dhjetëra mijëra dollarë të paguar për aktivitetet, furnizimet dhe armët antikomuniste, të drejtuara në Kubë, të tjerë në Republikën Domenikane, Kongo, dhe në Vietnam.
Një gazetë britanike lokale “u paralajmërua paraprakisht”:
Një gazetar, i cili punonte për gazetën britanike “Cambridge Evening News” mori një telefonatë anonime nga dikush që i kërkonte atij të telefonojë ambasadën amerikane për disa lajme të rëndësishme, 25 minuta para vrasjes së JFK, sipas një memorandumi nga një zëvendës drejtor i CIA-s adresuar drejtorit të FBI.
Telefonuesi tha vetëm se gazetari i lajmeve të Cambridge News duhet të thërrasë ambasadën amerikane në Londër për disa lajme të mëdha dhe më pas e kishte mbyllur telefonatën. Pas lajmit të vdekjes së presidentit, gazetari informoi policinë e Kembrixhit për telefonatën anonime.
“Ajo çfarë vlen për t’u theksuar është se thirrja është bërë sipas llogaritjeve të detektivëve, rreth 25 minuta para se të qëllohej presidenti”
.
Ne ende nuk i kemi të gjitha dokumentet:
Presidenti Donald Trump ka bllokuar publikimin e një numri dokumentesh të panjohura më parë, duke thënë se ai nuk kishte “asnjë zgjidhje”, por të përkulet ndaj shqetësimeve të sigurisë kombëtare të FBI-së dhe CIA-s. Ai gjithashtu urdhëroi ata që të rishikojnë dokumentet e tyre ende sekrete gjatë 180 ditëve të ardhshme, duke vendosur një afat të ri të 26 prillit 2018.
Burimi: The Guardian
Shqipëroi:
tvklan.al