E kush nuk do të donte që të kishte një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Shumë prej njerëzve në botë ndërrojnë jetë në një moshë shumë të re dhe faktorët për këtë janë të shumtë.
Studimet e fundit të shkencës kanë zbuluar se pavarësisht gjenetikës njerëzit mund të luftojnë vdekje e parakohshme. Mënyra e duhur e jetesës do t’u ndihmojë që të mposhtni trashëgiminë gjenetike të vdekjes së hershme.
Sipas ekspertëve hapat për të gëzuar një jetë të shëndetshme dhe të gjatë janë shumë të thjeshta por për të arritur këtë njerëzit duhet që fillimisht të kenë vullnetin e duhur.
Studimi identifikon një kombinim optimal me katër faktorë për të stilin e jetesës. Listën e kryeson mos pirja e duhanit, nëse do të reduktoni fillimisht pirjen e duhanit deri sa të arrini në eleminimin e plotë të tij keni për t’i falur vetes më shumë vite jetë.
Në vend të dytë renditet aktiviteti i mirë fizik, rekomandohet të paktën 150 minuta aktivitet fizik të moderuar dhe dy ditë stërvitje forcash në javë për të rriturit.
Shumica e njerëzve i urrejnë alarmet e zgjimit të mëngjesit. E kush do ta refuzonte shtratin e ngrohtë dhe gjumin e thellë, por studimet tregojnë se gjumi i tepërt është i dëmshëm për shëndetin tonë. Nëse doni të jetoni për më shumë vite atëherë duhet të flini 7 deri në 8 orë gjumë në ditë. Madje ekspertët sugjerojnë që për të patur një gjumë të mirë duhet të keni edhe një regjim të mirë që do të thotë se duhet të flini në një orar të përcaktuar dhe po ashtu të zgjoheni në një orar të përcaktuar.
E fundit por jo më pak e rëndësishmja renditet dieta e mirë ushqimore. Dashuria vjen nga stomaku por sipas ekspertëve në fakt jetëgjatësia vjen nga një vakt i mirë dhe i shëndetshëm. Për një jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë, shumë studime kanë treguar mbështetje për dietën mesdhetare , një stil i të ushqyerit që fokusohet në gatimin me bazë bimore me fruta, perime, drithëra, fasule, fara dhe vaj ulliri. Mishi i kuq përdoret me masë.
/tvklan.al