Një vajzë nga Kalifornia që vuan nga një sëmundje e pazakontë mund të konsumojë vetëm 13 ushqime.
Jenna Gestetner, 21 vjeçe, është diagnostikuar me Mast Cell Activation Syndrome (MCAS) që në moshë të vogël.
MCAS është “një sëmundje nga e cila pacienti përjeton episode të përsëritura të simptomave të anafilaksisë, simptoma alergjike si skuqje, ënjtje, tension i ulët i gjakut, vështirësi në frymëmarrje dhe diarre”, sipas Akademisë Amerikane të Astmës Alergjike dhe Imunologjisë.
Gestetner tha për Fox News Digital se gjatë jetës së saj ka përjetuar probleme shëndetësore që dukeshin shumë të zakonshme.
“Më quanin gjithnjë delikate. Unë kisha lëkurë të ndjeshme, stomak të ndjeshëm dhe sëmuresha ose vritesha shpesh. Kur u bëra 12 vjeçe, gjërat u përkeqësuan”.
21-vjeçarja tha se kuptoi që simptomat e dhimbjes, dobësisë, marramendjes, të vjellit përkeqësoheshin kur hante disa lloje ushqimesh. Kur ajo eliminoi disa prej tyre, vuri re një përmirësim.
“Kur isha 18 vjeçe, po haja më pak se 15 lloje ushqimesh dhe e dija që më duheeshin përgjigje për shëndetin fizik, por edhe atë mendor”.
Më në fund, e reja u diagnostikua me MCAS dhe tashmë i lejohet të hajë vetëm 13 ushqime që nuk i shkaktojnë asnjë problem.
“13 ushqimet që mund të ha janë peshku i bardhë, gjeli i detit, fasulet e gjelbra, kungujt e vegjël, kastraveci, limoni jeshil, hurmat arabe, rrushi, mjedrat, dardhat, farat chia, farat e zambakut të ujit dhe vaji i ullirit”.
Në rutinën e përditshme, Gestetner ha të njëjtën gjë si puding me gjel deti dhe fara chia në mëngjes, proteinë dhe perime në drekë e darkë ndërsa frutat dhe farat e zambakut të ujit si vakte të ndërmjetme.
Disa nga ushqimet që ajo s’mund të konsumojë janë orizi, makaronat, buka, galetat, mishi i kuq, pula, sallata jeshile, mollët, limoni dhe erëzat apo salcat./tvklan.al