Pas javësh të tëra protesta e bllokada nga studentë e mbështetës të opozitës, kryeministri serb Millosh Vuçeviç njoftoi këtë të Hënë dorëheqjen.
“Pata një takim të gjatë me presidentin këtë mëngjes, folëm për këtë dhe ai pranoi vendimin dhe argumentet e mia.”
Dorëheqjen e njoftoi edhe kryetari i Bashkisë së Novi Sadit, Millan Gjuriç. Ishte pikërisht tragjedia e Nëntorit në stacionin kryesor të trenit në këtë qytet, shembja e një pjese të të cilit menjëherë pas rikonstruksionit vrau 15 persona.
Ngjarja shkaktoi një valë të madhe protestash, ku u kërkua edhe dorëheqja e presidentit Aleksandër Vuçiç. Studentët, nismëtarë të protestave e akuzuan Vuçiçin për bashkëpunim korrptiv dhe mbulim të autorëve të punimeve me cilësi të dobët në stacionin e Novi Sadit, që sipas tyre shkaktoi ngjarjen e rëndë.
Pas javësh të tëra refuzime për të bërë ndryshime në qeveri, Vuçiç njoftoi mbrëmjen e të Hënës plotësimin e shumë prej kërkesave të protestuesve si dhe ndryshimin e gjysmës së anëtarëve të kabinetit qeveritar, ndonëse me dorëheqjen e kryeminstrit, Serbia do të ketë një qeveri të re.
Tv Klan