Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi në rrjetin X pasi SHBA ndërpreu ndihmën ushtarake për Ukrainën, duke thënë se është koha për t’i rregulluar marrëdhëniet.

“Takimi ynë në Washington, në Shtëpinë e Bardhë të premten, nuk shkoi ashtu siç duhej të ishte. Është koha për të rregulluar gjërat. Ne dëshirojmë që bashkëpunimi dhe komunikimi i ardhshëm të jetë konstruktiv”, shkroi Zelensky.

Ai ripohoi angazhimin e Ukrainës për paqen në postimin e tij të gjatë, por nuk kërkoi falje për diskutimin me Trump në Zyrën Ovale. Megjithatë në deklaratën e tij ai thotë se është gati për ta nënshkruar marrëveshjen për mineralet.

Klan News