Në zgjedhjet e 11 Majit do të ketë vetëm 3 koalicione parazgjedhore ku janë të grupuara 31 nga 53 forcat politike në garë.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka regjistruar pasditen e të martës koalicionin e Partisë Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 26 parti; “Djathtas për zhvillim” nga bashkimi i LZHK-së së Dashamir Shehit dhe “Djathtas 1912” të Enkelejd Alibeajt si dhe Lëvizja Shqipëria Bëhet me 3 parti të reja, partia Shqipëria Bëhet, Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë dhe Nisma Thurje.
Koalicioni me 26 parti i PD që udhëhiqet nga Sali Berisha është arritur pas një marrëveshje të dakordësuar ku parashikon 8 vende të sigurta në listën e mbyllur për 5 prej aleatët e Partisë Demokratike.
Numrin më të madh të kandidatëve për deputetë në listë e ka siguruar Partia e Lirisë. Ish-presidenti Ilir Meta, i cili e ndihmoi Berishën të merrte pjesë në zgjedhje në vitin 2023 në koalicionin “Bashkë Fitojmë” ka marrë 4 vende të sigurta, 2 prej të cilave në Qarkun e Tiranës, e ku njëri do t’i takojë Ilir Metës. Dy mandate deputeti në lista të sigurtë Partia e Lirisë i ka siguruar edhe në Fier e Elbasan.
Nga 1 vend në listën e mbyllur u është dhënë edhe republikanëve të Fatmir Mediut, kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, partisë së Agron Dukës dhe çamëve të Shpëtim Idrizit.
Ndërkohë aleatët e tjerë të opozitës do të jenë në listat e hapura në 12 qarqet e vendit.
Tv Klan