Në ditën që avokatët e tij firmosën mbylljen e hetimeve nga SPAK për çështjen “Partizani”, kryetari i PD, Sali Berisha këmbëngul se i gjithë procesi gjyqësor ndaj tij është politik dhe i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama. Në konferencën për mediat, kryedemokrati thotë se personi që duhet të hetohet nga drejtësia është vetë kreu i qeverisë Rama.
Edhe pse në vit zgjedhor, PD dhe PL ende nuk janë të qartë se si do të bashkëpunojnë për hartimin e listave të kandidatëve për deputet edhe pse vetë Meta ka deklaruar se do të preferonte që në zgjedhje të dilte me flamurin e partisë së tij.
Ndonëse PS ka nisur bashkëbisedimet me diasporën në kuadër të zgjedhjeve, PD ende nuk ka një strategji të qartë për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Kreu i PD e cilësoi ‘thikë pas shpine’ ndaj shqiptarëve nga Edi Rama idenë e krijimit të shtetit “Urdhri Bektashi”.
Klan News