Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një status në rrjetet sociale e cilëson si historike fitoren e kristiandemokratëve.
“Fituese e këtyre zgjedhjeve është CDU/CSU, partia aleate e Partisë Demokratike, dhe kancelari i ri i Gjermanisë do të jetë kryetari i CDU, Friedrich Merz. Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë. Timonin e vendit udhëheqës të Europës e merr kancelari konservator Merz dhe partia e tij”, shprehet Berisha në rrjetet sociale.
Duke iu uruar fitoren Kristiandemokratëve, Berisha shprehet se ajo është e rëndësishme jo vetem për Gjermaninë, edhe mbarë Europën, por edhe për PD-në dhe Shqipërinë.
Tv Klan