Thyen rekordin e ikonës së muzikës Aretha Franklin dhe Stevie Wonder
Këngëtari i njohur kanadez Drake pas kaq shumë vitesh është vendosur në krye të klasifikime të “Billboard Hot 100”. Dreke bëhet kështu i pari këngëtar i cili thyen rekordin e Stevie Wonder dhe ikonën e ndjerë të muzikës, Aretha Franklin.
Kënga “Laugh Now Cry Later” e cila vjen në bashkëpunim me reperin Lil Durk, është bërë hiti i tij i 21-të i pozicionuar në maje të toplistës së këngëve më të mira R&B dhe Hip-Hop në Amerikë.
Disa nga sukseset e tij janë këngët në të cilat ai interpretoi, përfshirë “Work “me Rihanna,” Moment 4 Life “me Nicki Minaj, “Fall for Your Type” me Jamie Foxx dhe “I Invented Sex”me Trey Songz.
Që nga viti 2018 Drake nuk ka publikuar asnjë album. “Scropion” rreth dy vite më parë pushtoi top listat e aplikacioneve muzikore duke qëndruar prej muajsh në krye të klasifikimeve.
Ndërkaq një vit më parë ai bëri të ditur për fansat se është gati për ta përfunduar albumin e radhës. “Certified Lover Boy” do të jetë albumi i gjashtë reperit i cili pritet të dali në vitin 2021. Të tjera albume të tij shumë të suksesshme janë “Thank Me Later” me të cilin debutoi në vitin 2010 dhe “Views” i cili u publikua në 2016.
Klan Plus