Mosmarrëveshjet mes Drake dhe Kendrick Lamar vijojnë dhe kjo është e dukshme edhe në projektet e tyre muzikore.
Drake publikoi një këngë “diss” të quajtur Family Matters si kundërpërgjigje e dy projekteve të para të reperit tjetër të cilat ishin Euphoria dhe 6:16.
Pak minuta pasi Drake publikoi këngën e tij, Kendrick u përgjigj me Meet the Grahams, diss-in e tij të tretë këtë javë. Në këtë projekt Kendrick lë të kuptohet se Drake ka një vajzë të fshehtë.
Si përgjigje, Drake ndau një foto në rrjetet e tij sociale dhe shkroi, “A mund ta gjejë dikush vajzën time të fshehtë, ju lutem dhe ta dërgoni tek unë” duke ironizuar në këtë mënyrë deklaratat e reperit Kendrick.
Akuzat e këtij të fundit shkojnë edhe më tej sa rrëfen në këngën e tij se Drake ka probleme me alkoolin dhe është i varur nga lojërat e fatit.
Klan News