Ndër ata që janë prekur nga përmbytjet në Toronto është edhe reperi Drake.
Kjo është videoja e cila ka ndarë reperi i njohur nga rezidenca e tij luksoze në qytetin kanadez e cila është nën pushtetin e ujit.

Reperi e ka marrë situatën me shumë humor dhe e ka shoqëruar videon me këtë mbishkrim , “Më mirë të ishte Espresso Martini”, duke sugjeruar se do të preferonte që pishina e tij të mbushej me këtë pije alkolike.
Edhe pse Drake nuk e ka etiketuar vendndodhjen e tij në këtë video, dihet se qyteti i tij i lindjes Toronto, është përballur me kushte të vështira për shkak të përmbytjeve.
Klan News