Drake ka bojkotuar çmimet “Grammy”. Artisti ka tërhequr dy nominimet e tij nga çmimet e ardhshme për “Grammy 2022”.

Përfaqësuesit e Drake refuzuan të komentonin kur u kontaktuan nga “The Post”.

Ndërkohë, një person i brendshëm konfirmoi se ishte një vendim që mori vetë Drake dhe “Grammy” e respektoi kërkesën e tij.

Drake ishte një nga pesë të nominuarit për albumin më të mirë Rap, për “Certified Lover Boy” dhe për Performancën më të Mirë Rap, për këngën e tij “Way 2 Sexy” (me Future dhe Young Thug).

Sjellim në vëmendje se çmimet “Grammy” kanë qenë vazhdimisht në qendër të kritikave vitet e fundit me artistët që nominojnë për çmime./tvklan.al