Të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së reperit të njohur Drake. Kështu shkruan BBC, teksa bën me dije se një roje sigurie ka mbetur i plagosur. Policia e Torontos ka njoftuar se autorët e dyshuar qëlluan nga një automjet në cep të rezidencës “Park Lane Circle” rreth orës 2 të mëngjesit.
Mbetet e paqartë nëse Drake ishte në shtëpi kur ndodhi incidenti dhe a ishte ai “objektivi” i atentatit. Aktualisht këngëtari kanadez është përfshirë në një ‘sherr verbal’ me rivalin e tij Kendrick Lamar. Ata kanë shkëmbyer disa “diss tracks” gjatë fundjavës.
Megjithatë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet për motivin e mundshëm. Po analizohet edhe videoja që ka kapur momentin, ndërsa roja ndodhet në spital në gjendje të rëndë./tvklan.al