Mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan” ishte i ftuar një personalitet i artit shqiptar, një nga drejtuesit ekselentë të orkestrave shqiptare, maestro Zhani Ciko.
Ai u vendos për herë të parë para 10 gazetarëve të vegjël në një rrëfim interesant. Një rrëfim personal, që nis me fëmijërinë e tij në një familje muzikantësh e deri te jeta e tij sot.
Jordan: Po nga violinist u bëre drejtor ti? Të thoshin ty: “O drejtor, more drejtor?”
Zhani: Që të bëhesh drejtor duhet të punosh shumë. Ka këtu mes nesh një vajzë që kur e njoha thashë do bëhej “ministre e spektakleve”. Kur je drejtor je që të punosh, jo përfitosh. Je shërbëtor i artistëve.
/tvklan.al