“Lucia di Lammermoor”, nuk është një opera e zakoshme. Jo vetëm sepse është bazuar në një histori të vërtetë, por intensiteti i emocioneve dhe ngjarjet që do të pasojnë njëra-tjetrën në vepër, është i jashtëzakonshëm.
Me këtë opera kthehemi në Skocinë e shekullit të 17, aty ku u përjetua historia e Lucias, e pazakontë për kohën, ku dashuria, tradhtia, por edhe çmenduria nga presioni i shoqërisë në fund do të tresi protagonistët. Kryevepra e kompozitorit italian, Donizzeti do të vijë nën regjinë e Ada Gurrës.
“Aria e skenës së çmendurisë” ku nata e dasmës do të kthehet në tragjedi, janë këto momentet kur kthesa e personazheve do të jetë e fortë, po aq sa pasojat.
“Luccia di Lammermoor” do të vijë premierë në teatrin e Operas së Baletit nga nesër deri të hënën, me pjesëmarrjen e sopranos së mirnjohur nga Austrialia, Jessicca Pratt, në rolin kryesor atë të Lucias.
Tv Klan