Të jesh me tre vajza në tavolinë, zor se shpeton pa u bombarduar me pyetje. Kjo i ndodhi edhe kantautorit Pirro Çako. Ndër të tjera, një pyetje e rrufeshme i vjen nga Blerina Bombaj gjatë rubrikës “Për drekë me mua” në programin “E Diela Shqiptare”. Një pyetje direkte ajo e Blerinës: “A je i lidhur me ndonjë gocë o burrë?!”

“Njeriu nuk është bërë për të jetuar vetëm. Të gjithë kemi nevojë për dikë. Aktualisht, jam në një shoqëri shumë të mirë. Ndihem shumë komod, shumë mirë dhe shpresoj të vazhdojë kjo gjë”, u rrëfye Pirro. Blerina Bombaj: Nuk po pyesim me çfarë i fillonte emri asaj…!?…

“Dreka e Rrëfimeve” kjo e sotmja. Pirro ‘mori hak’ ndaj Mirela Milorit, duke e ngacmuar se si ishte me punët e zemrës….

Mirela Milori: Me punët e zemrës jam mirë. Jam vetëm, por jam qetë.

Blerina Bombaj e ngacmon më tutje, duke i thëne se njeriu ka nevojë për adrenalinë, për shqetësime.

Kur të vijnë janë të mirëpritura“, u shpreh Mirela, “por jo shqetësime të kota“. /tvklan.al