#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Rudina – Klinton Zeqiraj dhe Ekaterina: Historia e dashurisë me “vajzën e artë”
Rudina – Debati mes Eldës dhe Lindës/ Kur mbush 50-vjeç, të festosh apo të qash?
Rudina – Mirela Milori: “Rrobaqepësja e Parisit”, përvoja ime e pestë në përkthim
“Kam qenë xheloz”, Klinton Zeqiraj rrëfen për lidhjen në distancë me bukuroshen nga Bjellorusia
Ekaterina Dubenik, bukuroshja nga Bjellorusia ishte e ftuar para pak kohësh në emisionin “Rudina”, në Tv Klan si një prej shumë vajzave të bukura konkurrente në Miss Globe 2022, ndërsa sot rikthehet me kurorën mbi kokë, pasi në këtë garë u vlerësua me çmimin “Miss golden Girl”.
Këtë të enjte ajo ishte e ftuar te “Rudina”, së bashku me bashkëjetuesin e saj që prej një viti, i cili është gazetari i Tv Klan, Klinton Zeqiraj. Së bashku ata kanë treguar se si ka nisur historia e tyre e dashurisë dhe po ashtu kanë rrëfyer se çfaë shkakton më shumë “zënka” në marrëdhënien e tyre tani. Gazetari ka treguar se kur ata ishin larg, ai bëhej shumë xheloz, pasi sipas tij distanca sjell xhelozi të tilla të tepruara.
Klinton Zeqiraj: Jemi njohur te biznesi im që kemi në Sarandë. Ekaterina punonte në një agjenci turistike, fliste për guidën, Ksmailin, për plazhin në Sarandë dhe apartamenti që kjo qëndronte me vajzat e tjera nga Bjellorusia ishte afër supermarktetit tim. Dhe vinte çdo ditë. Dhe unë sa e pash thashë, kjo është…
Rudina Magjistari: Kjo është e duhura. Ishte si dhuratë?
Klinton Zeqiraj: Ishte vërtetë si dhuratë. Fillova të flisja me të çdo ditë. I dhurova lule për herë të parë, s’kisha dhuruar ndonjëherë, por kjo ma dha atë impaktin.
Rudina Magjistari: Dhe që në atë moment nuk jeni ndarë më. Ka shkuar gjithçka mirë, ziheni për ndonjë gjë?
Klinton Zeqiraj: Edhe zihemi, se në çdo çift nuk është çdo gjë vaj.
Rudina Magjistari: Për çfarë ndizet debate mes jush?
Klinton Zeqiraj: Ekatrerina është shumë tip i qetë, të kupton për çdo gjë. Unë jam ndonjëherë grindavec, pak mistrec.
Rudina Magjistari: Je kërkues?
Klinton Zeqiraj: Po edhe në gjëra që nuk ka unë e kërkoj prapë.
Rudina Magjistari: Je djalë i mamasë. I ke ngjarë asaj se edhe ajo natyrë shumë e fortë, nga ato që duan të drejtojnë.
Klinton Zeqiraj: Kam qenë shumë xheloz më përpara, në kohën kur kishim lidhje në distancë, se edhe lidhjet në distancë kanë atë të vetën , që krijohen xhelozi të tepruara. Tani zihemi pse s’ke bërë punët e shtëpisë, se është pak dembele kjo.
E papritur! Mikesha “i merr” studion Mirela Milorit: Është bukur të përcjellësh mesazhe zemre
Gazetarja e Klan News, Mirela Milori, ishte e ftuar këtë enjte në emisioni “Rudina”, në Tv Klan për të treguar për përvojën e saj të përkthimit. Ajo së fundmi ka sjell në gjuhën shqipe një libër të Natasha Lester “Rrobaqepësja e Parisit”, i botuar nën kujdesin e “Ombra GVG”. Ky është libri i pestë që Mirela Milori ka sjellë në shqip dhe sipas saj përkthimi e pasuron.
Teksa tregonte për pasionin e saj Mirela Milori, mori një surprizë të këndshme nga mikesha e saj botuesja Vasilika Tafa
“Është vështirë të flasësh nga kjo tavolinë, por gjithsesi qenka shumë bukur të përcjellësh mesazhe zemre. Përshëndetje Rudinë, të falënderoj përzemërsisht që nëpërmjet emisionit tuaj përcjell veprat më të bukura të botuara në shqip! Aty afër ti ke një miken tonë, një gazetare, e cila di nëpërmjet kësaj studio të përcjellë lajme të rëndësishme, por aty ka ardhur të sjellë një libër të përkthyer jashtëzakonisht bukur nga Mirela Milori. Përshëndetje e dashur Mirela! Mes fjalës tënde ke sjellë në gjuhën shqipe shumë vepra nën logon e “Ombra”, por kësaj radhe një vepër mjaft të bukur të Natasha Lester. Ke ditur të qendisësh fjalën dhe të sjellësh emocione të forta të luftës botërore në Parisin e viteve 40. Ke ditur të japësh bukur mes faqeve të librit edhe fëshfërimën e fustaneve të modës të Fabielës dhe Estelës. Dua të të falënderoj për të gjithë punën tënde e cila ka qenë e bukur edhe emocionuese. Them që të dish të luash me fjalën si nëpërmjet lajmit edhe nëpërmjet përkthimit është një art, këtë art mbaje fort dhe përcille sa më bukur te lexuesi shqiptar. Të faleminderit Rudinë për gjithçka që bën për ne!”,tha botuesja Vasilika Tafa duke emocionuar kështu gazetaren Mirela Milori.
Mirela Milori: Më emocioni!
Rudina Magjistari: Vasilika kishte shkuar fiks në studion ku Mirela Milori jep lajmet çdo ditë, në studion e saj.
Mirela Milori: Nuk e di ku e ka gjetur kohën ajo, se ne jemi “live” gjatë gjithë kohës atje.
Rudina Magjistari: Shumë e gatshme Vasilika për të realizuar këtë suprizë dhe këtë mesazh të bukur që donte ta thoshte publikisht, të shprehte mirënjohjen e saj.
Mirela Milori: Më emocionoi shumë!
Rudina Magjistari: Ke arritur të sjellësh edhe zhurmën e fëshfërimës së fustaneve të personazhit tha, shumë e bukur.
Mirela Milori: Unë të thash nuk është e lehtë. Unë pasurohem duke përkthyer. Përkthimi të pasuron është vlerë, është me ty tërë jetën ajo që ti mëson. Ky libër është një shoqërues shumë i mirë, por mbi të gjithë përmes këtij libri fitova një mikeshë të mirë si Vasilika dhe kjo është shumë më e rëndësishme se shumë gjëra të tjera. Më emocioni tani!/tvklan.al