Një drogë ka zgjatur me afro 25% jetëgjatësinë e minjve në laboratorë, gjë që i bën shkencëtarët të besojnë se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe te njerëzit. Mësohet se kjo drogë po testohet edhe te njerëzit, por se sa efekt do të ketë ende nuk dihet.

Dy eksperimente janë kryer deri më tani, i pari ka të bëjë me një ndërhyrje gjenetike që nuk i lejon minjtë të prodhojnë proteinën intelekuin-11. Ndërsa i dyti është me dhënia e drogës, por në një fazë të caktuar. Pra kur minjtë janë 75 javësh, ekuivalente kjo me moshën 55 vjeçare te njeriu.

Po çfarë roli ka proteina intelekuin-11 në gjithë këtë proces?

Minjtë e vjetër zakonisht ngordhin prej kancerit, megjithatë mungesa e proteinës intelekuin-11 ul përhapjen e sëmundjes. Dilema e madhe tanimë qëndron te fakti se a do mund të ndodhë e njëjta gjë te njerëzit, e në rast se po, a do ketë efekte anësore? Interlekuin-11 luan rol të rëndësishëm te njerëzit në dekadën e parë të jetës. Kjo pasi ndikon te formimi i kockave apo dalja e dhëmbëve. Ndërsa në periudhat e mëvonshme, studiuesit thonë se luan një rol negativ pasi përshpejton plakjen.

Kjo lloj droge e re “fikson” proteinën dhe mundëson që shanset për një jetë më të gjatë të rriten me 20-25%.

/tvklan.al