Nëse një ditë njeriu do arrinte të ndërtonte një anije kozmike në gjendje të penetronte atmosferën e Neptunit, do të përfshihej nën rrebeshe diamantesh.
Dhe sipas kalkulimeve astrofizike dhe me ndihmën e avancimit të teknologjisë, rezulton se planetet e mbushur me diamante, ku dhe rreshjet janë të tilla, janë të shumtë në Univers përveç se në sistemin tonë diellor.
Në Neptun dhe Uran, formimi i kristaleve të diamantave është e mundur nga dy faktorë të thellësisë së atmosferës së tyre: trysnia shumë e lartë, e njëkohësisht edhe temperaturat shumë të larta, kushte të cilat shpërbëjnë hidrokarburet si metani në atome, duke bërë të mundur bashkimin me ato të karbonit, duke i dhënë formë molekulave të diamantit në gjendje të ngurtë, që mund të jenë në forma e madhësi të ndryshme.
Në bazë të kërkimeve e vrojtimeve të ekipeve të ndryshme ndërkombëtare, është zbuluar gjithashtu që temperaturat dhe trysnia për krijimin e tyre janë më të ulëta në krahasim mesa mendohej deri më sot. Bazuar në të dhënat e marra nëpërmjet teleskopeve dhe instrumenteve të ndryshme, procesi është simuluar edhe në kushte laboratorike, për të hedhur dritë më tepër mbi fenomene të tilla.
Në konkluzionin e grupeve të punës, rezulton se rreshjet e diamantave nuk verifikohen vetëm në planet të mëdhenj si Urani, por edhe në planete të gaztë më të vegjël, që etiketohen si Mini Neptune, e që deri tani janë identifikuar qindra të tillë jashtë Sistemit tonë Diellor.
Gjithashtu duke lidhur zbulimet e viteve te fundit mbi këto fenomene, është hedhur ideja se diamantet mund të krijohen në një thellësi më të vogël nga ajo që merrej si e mirëqënë deri tani, dhe jo vetëm.
Duke qenë se grimcat e diamanteve bien në qendër të planetit, duke tërhequr me vete gaz dhe akull, kjo mund të ndikojë edhe fushat magnetike në mënyrë domethënëse.
Ndryshe nga Toka, Neptuni dhe Urani nuk kanë fusha magnetike simetrike, dhe prania dhe rënia në gjendje të lirë e diamanteve mund të ndihmojë në shpjegimin e anomalisë.
Bazuar në vrojtimet e deritanishme, reshjet e diamanteve krijojne rryma elektrike, që më pas krijojnë fusha elektrike, që janë kaotike, dhe kjo është arsyeja përse nuk krijohen fusha magnetike simetrike.
Por larmia e kosmosit është e pafundme. Përveç diamanteve, të tjerë planete në varësi të kushteve të ndryshme të krijimit e shumë të tjera, shijojnë reshje rubinesh, zafiresh dhe metale në gjendje të lëngshme.
I tillë është rasti i një planeti që gjendet 828 vite dritë larg Tokës, Wasp-121b, ka një masë 1.2 herë më të madhe se Jupiteri, por është më i fryrë si pasojë e përbërjes kimike, çfarë e bën të duket rreth 2 herë më i gjerë si planeti më i madh i Sistemit tonë Diellor.
Gjendet shumë pranë yllit të tij, aq pranë sa një rrotullim të plotë rreth tij e kryen në një ditë e disa orë tokësore. Ky planet ka një anë në dritë që përballet me yllin e vetë e një anë të errët e të ftohtë të kthyer nga hapësira.
Në pjesën e dritës, temperaturat përllogariten se arrijnë në mbi 2500 gradë Celcius, dhe metalet avullojnë dhe transportohen nëpërmjet atmosferës në pjesën e ftohtë, nëpërmjet erërave të cilat arrijnë shpejtësi deri në 18 mijë km/orë.
Në anën tjetër, metalet e transportuara ftohen dhe bien si reshje metali të lengshëm, rubine e zafirë, pra shira gurësh të çmuar mbulojnë sipërfaqen e tij, ëndërr kjo për tokësorët.
Klan News