Policia e Shtetit dhe IKMT do të kenë në dispozicion avionët pa pilot për kontrollin e territorit. Të ashtuquajtur dhe si dronët “Bayraktar”, do të përdoren kundër kultivimit të bimëve narkotike, krimeve mjedisore, ndërtime pa leje, klandestinëve të parregullt, kontrollin dhe monitorimin e trafikut apo incidenteve rrugore. Ministri i Brendshëm Taulant Balla, nga baza ajrore në Kuçovë, tha se avionët pa pilot do të përdoren edhe për ndjekjen e mjeteve apo personave në rast të ngjarjeve kriminale.
Taulant Balla, Ministër i Brendshëm: Policia e Shtetit kryesisht nevojën e ka qoftë për monitorimin nga ajri të territorit lidhur me aktivitete apo fenomene siç është përshembull kultivimi i kanabisit, por edhe në situatat të themi të vështira të cilat kërkojnë monitorim nga ajri përfshirë këtu përfshirë këtu aktivitete të caktuara qofshin këto kombëtare apo ndërkombëtare.
Duke folur rreth mundësive të tjera të përdorimit për qëllime civile, Balla nënvizoi se prioritet është edhe sezoni turistik.
Taulant Balla, Ministër i Brendshëm: Qëllimi ynë është sezoni turistik tani, ne na duhet që të kontrollojmë gjatë bregdetit të gjitha fenomenet qoftë me depozitimin e mbetjeve apo qoftë me problematika të tjera, sepse nuk është vetëm ndërtimi pa leje, siguria mjedisore, pyjore edhe këtu përshëmbull.
Avionët pa pilot kanë një cilësi të lartë të fotografive ajrore nga lartësi të ndryshme dhe do t’i shërbejnë institucioneve shqiptare.
Klan News