Departamenti i sigurisë në Washington ka nisur fushatën anti-dronë pasi shihen si një kërcënim për sigurinë e vendit.

Rreziku nga dronët u konstatua vitin e kaluar teksa gjatë fjalimit të Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, një grup terroristësh tentuan një shpërthim me eksploziv. FBI ka paralajmëruar se sulme të ngjashme mund të ndodhin edhe në Amerikë.

“Në duart e gabuara, janë një kërcënim i vërtetë,”

ka treguar Tim Bennett, mbikëqyrës i teknologjisë së dronëve.

Deri tani nuk është i qartë numri i dronëve në Shtetet e Bashkuara, dhjetëra mijëra mendohet se fluturojnë në qiellin e Amerikës. Deri në 2020-ën shtatë milion dronë pritet të shiten sipas llogaritjeve të Administratës Federale të Aviacionit. Dronët janë përdorur nga kontrabandistët për të shpërndarë substanca narkotike në kufirin mes Meksisës. Janë më shumë se 300 modele në treg që përmbajnë rrjeta, lazera dhe radarë që dërgon sinjal GPS.

Në Hollandë janë trajnuar shqiponja nga policia për të kapur dronët.

“Me shpikjen e teknologjive të reja, do i kundërvihemi çdo risie, sepse është një cikël i pafund ngjarjesh që vijnë më vonë.” /tvklan.al