Kreu i SPAK i thirrur në një konferencë të organizuar nga shoqëria civile për të folur për standardet zgjedhore shpjegoi se strategjia dhe task forca për krimet elektorale kanë ardhur jo vetëm si përgjigje e raporteve të OSBE-ODIHR, por dhe si reagim nga vetë Kuvendi.

“Kuvendi i Shqipërisë ka rekomanduar që qasje proaktive kur krimi zgjedhor dhe vite në kohë efekti publik është i madh dhe e kundërta zgjatja e hetimeve post-faktum edhe nëse prodhon drejtësi, krijon mosbesim”, tha Dumani.

Dumani siguron se këto mekanizma janë krejtësisht ligjor dhe se askush sipas tij nuk duhet të frikësohet nëse bënë punën e tij.

“Është veprim kushtetues dhe ligjor, por patjetër askush nuk duhet të ketë frikë, por askush nuk duhet të ketë frikë dhe të vazhdojë në normalitetin e tye të përditshëm sa kohë që nuk janë në shkeljet të ligjit”, tha Dumani.

Por përfaqësesi i PD në tryeze, deputeti Oerd Bylykbashi thotë se zbritja në terren e prokurorëve për të hetuar krimin zgjedhor është kërkesë e hershme e PD por gjithësesi ai kërkon ndërhyje tani dhe jo gjatë zgjedhjeve për raste flagrante siç ai quan takimin e Ramës me punonjësit e bashkisë.

“Nuk kemi frikë ne për të, por kërkojmë të mos tremben organet, kjo është çështja. A do të ketë rezultate të tjera, uroj para zgjedhjeve, pas zgjedhjeve është mbyllur çdo gjë”, tha Bylykbashi.

Por kësaj kërkese i dha menjëherë përgjigje kreu i SPAK-ut.

“Nuk është puna e Prokurorisë të ndërhyjë, as në fushatë, as në aktivitetet politike të subjekteve politike“, tha Dumani.

I pranishëm kryeprokurori Çela flet për ndërveprimin që do të kenë me SPAK-un për rastet e shitblerjes së votave.

““Jemi komplementar sa i përket mënyrës se si bashkëveprojmë sa i përket këtij procesi”, tha Çela.

Komisioneri i zgjedhjeve, njeriu që drejton të gjithë procesin zgjedhor është i vetëdijshëm që Shqipëria është ende larg standardeve të vendeve europiane sa i takon garave elektorale.

“Jemi akoma shumë vite larg standardit të zgjedhjeve të vendeve të demokracive”, tha Çela.

Kryeministri një ditë më parë e cilësoi lajthitje nga ata e SPAK ngritjen e task forcës që zbret në terren prokurorët për të hetuar krimet zgjedhore sipas tij  nuk mund të survejohen partitë politike në një proces elektoral pasi siç tha përpjekja e përbashkët për të luftuar dhe për krimet elektorale bëhet secili në pozicionin e vet kushtetues dhe në llogoren e vet.

Dalja nga këto pozicione është ndërhyrje flagrante në liritë dhe të drejtat politike të shqiptarëve dhe të përfaqësuesve të tyre.

Tv Klan