Disa efektivë të Policisë Rrugore në qytetin e Vlorës janë përfshirë në një konflikt fizik me disa të rinj në zonën e Lungomres. Ngjarja sipas kamerave të sigurisë ka ndodhur rreth orës 01:30 minuta të 13 korrikut.
Drejtoria e Policisë së Vlorës njoftoi zyrtarisht se konflikti ka nisur pasi efektivet kanë gjobitur një qytetarë pasi po lëvizte kundravjtje me një monopatinë të marrë me qira. Për këtë ngjarje uniformat blu kanë vënë në pranga dy vëllezërit që sulmuan fizikisht efektivët e Policisë Rrugore dhe ato të rendit në Vlorë, pamjet e të cilës u fiksuan nga një kamera amatore.
Siç mund të shihet efektivët e policisë bien pre e dhunës, nga dy vëllezërit, Rudi dhe Klaudio Pashaj pronar të një subjekti për dhënien me qira të mjeteve elektrike. Pjesë e kësaj përplasje janë bere edhe qytetarë të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.
Gjithçka ka nisur pasi dy efektivët kanë kapur në shkelje një qytetar që lëvizte kundravajtje me një monopatinë të marrë qira tek Rudi dhe Klaudio Pashaj. Sapo punonjësit e policisë i kanë komunikuar masën administrative përdoruesit të monopatinë, janë afruar dy vëllezërit, të cilët fillimisht kanë debatuar verbalisht me efektivët e më pas i kanë goditur ato me grushte dhe kasketë.
Në ndihmë të dy efektivë të rrugores kanë mbërritur dhe një koleg i tyre, që gjithashtu është sulmuar fizikisht. Si pasoj e kësaj përplasje dy prej tyre kanë pësuar fraktura dhe kanë marrë mjekim në spital.
Sakaq pas arrestimit të dy vëllezërve, ka rezultuar se ata ushtronin aktivitetin e dhënies së mjeteve elektrike me qira pa licencë, duke zaptuar hapësirën publike.
Klan News