Dy vëllezër në Australi janë bërë pre e një sulmi të një peshkaqeni të bardhë.
Por në vend që të largoheshin menjëherë, njëri prej tyre ka rrezikuar ku përveçse është afruar pranë ujit ka futur dorën në ujë ndërkohë që peshkaqeni ndodhej shumë pranë.
Lee dhe Adam Ferguson ishin duke peshkuar pranë Perthit të premten kur panë që rreth anijes së tyre vinte rrotull një peshkaqen.
Por menjëherë sa e panë peshkun e madh, dy vëllezërit nuk ishin aspak në panik, por përkundrazi silleshin sikur të kishin të bënin me një peshk normal.
“Largohu”, dëgjohet të thotë një prej vëllezërve.
Pas kësaj, ai bën një veprim shumë të guximshëm pasi fut dorën në ujë dhe filmon peshkaqenin në habitatin e tij natyral. Me kamerë regjistroi gojën e hapur dhe dhëmbët e mprehtë të peshkaqenit.
Megjithatë qëndresa e dy peshkatarëve zgjati shumë pak. Ata u larguan disa momente më vonë pasi kuptuan që peshkaqeni nuk po i linte të qetë. Përveç kësaj, anija e tyre kishte pësuar disa dëmtime nga sulmi./tvklan.al