Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me sulmin e armatosur në kompaninë e mbrojtjes së hapësirës ajrore, Tusas, 40 kilometër larg Ankarasë që shkaktoi vdekjen e 4 personave dhe plagosjen e 14 të tjerëve.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kryeministri Rama shpreh pikëllimin mbi jetët e humbura teksa thotë se Shqipëria qëndron me Turqinë si 2 vende vëllazërore.
Kryeministri Rama e dënon terrorizimin në të gjitha format dhe thotë se është i bindur se Turqia do të dalë më e fortë nga sulmi ndaj njerëzve të pafajshëm.
“Jemi thellësisht të tronditur nga raportimet për viktimat dhe të plagosurit në Ankara. Shqipëria qëndron krah Turqisë si dy kombe vëllazërore dhe aleate të NATO-s. Dënojmë ashpër terrorizmin në të gjitha format e tij dhe jemi plotësisht të bindur se Republika e Turqisë do të dalë më e fortë nga ky akt i pabesë ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm”, shkruan Kryeministri Rama.
We are deeply saddened by the reports of the dead and wounded in Ankaray
— Edi Rama (@ediramaal) October 23, 2024
Albania stands with Turkey as two brotherly nations and NATO allies.
We strongly condemn terrorism in all its forms and remain fully convinced that the Turkish Republic will emerge stronger from such a…
/tvklan.al