Ukraina këtë të martë ka goditur disa objektiva brenda Rusisë duke e cilësuar këtë si sulmi më i madh i luftës deri më tani.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës depot e municioneve dhe fabrikat kimike u goditën në disa rajone, disa prej të cilave ishin qindra kilometra larg kufirit. Burime në agjencinë e inteligjencës të Ukrainës SBU thanë se sulmi brenda natës ishte një goditje e madhe për Rusinë.
Rusia tha se kishte rrëzuar raketat Atacms të furnizuara nga SHBA, si dhe raketa lundrimi Storm Shadoë të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe u zotua se do t’i përgjigjet sulmit.
Sulmet në rajonin kufitar të Bryansk shkaktuan shpërthime në një rafineri, depo municionesh dhe një fabrikë kimike që thuhet se prodhonte barut dhe eksplozivë, tha një burim ukrainas i sigurisë për BBC.
Por Kievi gjithashtu goditi shumë më thellë në vend, me Shtabin e Përgjithshëm që pretendonte se kishte goditur objektiva deri në 1,100 km (700 milje) nga kufiri.
Në rajonin perëndimor të Saratovit, zyrtarët raportuan një sulm “masiv” me dron teksa dy fabrika industriale në qytetet Engels dhe Saratov janë dëmtuar. Gjithashtu sulme të tjera janë zhvilluar edhe në qytete të tjera./tvklan.al