Një sulm në një pallat banimi në një qytezë në veri të Rripit të Gazës shkaktoi 93 të vdekur e të zhdukur. Hamasi akuzoi ushtrinë izraelite, që nuk ka reaguar për këtë ngjarje që renditet ndër më të përgjakshmet që prej nisjes së luftës në Gaza, 7 tetorin e 2023-shit.
Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, Kurt Volker, tha javën e kaluar se bombardimet izraelite tashmë nuk po kursejnë më popullsinë civile në Gaza.
Shqetësim ndërkombëtar shkaktoi edhe miratimi në parlamentin izraelit i ligjeve që zbojnë agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë, UNRWA. Zyrtarët e Tel Avivit thanë se kjo agjenci ka si aktivistë edhe militantë të HAMAS-it, ndaj dhe mund të konsiderohet edhe ajo si e përfshirë në aktivitete terroriste.
Departamenti Amerikan i Shtetit kërkoi pezullimin e vendimit, pasi Gaza rrezikon të mbetet plotësisht pa ushqime, pasi UNRWA është i vetmi mekanizëm i lejuar deri më tani që ndihmon në aktivitetet jetike në këtë territor. Ndërkaq, Hezbollahu grupi aleat libanez i Hamasit zgjodhi si drejtues të ri Naim Kasemin, pas vrasjes së Hasan Nastalahut dhe zëvendësit të tij Hashem Safiedin.
Tv Klan