Një 64-vjeçar është vënë në pranga për ngacmim seksual të një vajze 13-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Devollit është denoncuar nga familjarët e të miturës. Ka qenë pikërisht gjyshi i 13-vjeçares i cili ka shkuar në polici e më pas blutë arrestuan 64-vjeçarin.
Gjyshi i 13-vjeçares: U ngjita ta takoja këtë personin, nuk ishte. Takova një punonjës policie I tregoj gjendjen “merr telefonin dhe do vish nesër në komisariat në Bilisht” më tha. Shkuam në Bilisht bëmë denoncim edhe kaq.
Mësohet se 64-vjeçari qëllimisht e ka ngacmuar fillimisht vajzën me mesazhe në telefon dhe siç ka thënë vajza edhe e ka prekur me duar në pjesë të ndryshme të trupit. Diçka të tillë ajo ia ka shprehur edhe nënës së saj.
E ëma e vajzë: Po vajza siç ma ka thënë mua që atë që mendoni ju…. Nuk më ka bërë gjë thotë, vetëm se më ka bërë gjëra të tjera
E ëma e vajzës thotë se 64-vjeçari edhe e ka kërcënuar vajzën.
E ëma e vajzës: E kishte kërcënuar nga i ati. “Po tregove në shtëpi do të vras babain” i kishte thënë.
I arrestuari e ka mohuar diçka të tillë para uniformave blu, ndërsa pritet përgjigja e analizave që do të vërtetojë nëse është një rast i marrëdhënieve seksuale. Vajza është nxënëse e klasës së shtatë.
Klan News