Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjyaktës së Beratit është arrestuar shtetasi me iniciale S.O. për veprën penale “ngacmimi seksual”.  

Arrestimi i tij ka ardhur pas kallëzimi të të miturit me iniciale A.Gj., i cili ka denoncuar se ai e ka kapur dhe çjerrë nga dora, por më pas i është afruar babai dhe e ka larguar prej tij.

Në kuadër të hetimeve ndaj tij për ngacmim seksual ndaj të miturit, u krye akti i ekspertimit mjekoligjor nga ku rezultoi se i mituri ka dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mbrehtës.

I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, babai i të miturit deklaroi se e ka telefonuar djali dhe i ka thënë “po më ndjek një burrë” dhe ai menjëherë ka dalë nga banesa dhe ka ikur në drejtim të djalit.

Nga ana e organit procedues u bë këqyrja e pamjeve filmike nga ku rezultoi se i mituri kthen kokën pas për të parë kush e ndjek dhe më pas shfaqet personi i identifikuar si shtetasi S.O., i cili e ndjek nga pas.

Nga analiza e provave shkresore të administruara, rezultoi se ka dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi S.O. ka kryer veprën penale të “Ngacmimi seksual”, për të cilën ishte dënuar dhe më përpara.

Në këto kushte, prokuroria vlerësoi se duhet të procedohet me ndalimin e menjëhershëm të shtetasit s.O, pasi ekziston rreziku që ky shtetas të largohet dhe t’i shmanget hetimit.

Prokuroria kërkon që masa e dënimit të jetë jo më pakë se katër vjet në maksimum, pasi vepra në rastin konkret dënohet në maksimumin e saj me 7 vjet burgim./tvklan.al