Dy të rinjtë e dhunuan gjatë një grabitje

Gjykata e Fierit i la në qeli pa afat dy të rinjtë Ervis Halimi dhe Musa Gudo, të cilët u arrestuan si autorë të grabitjes së dhunshme me pasojë vdekjen e 89-vjeçarit Çaush Shehaj në Mallakastër në 19 Nëntor.

Këto janë momentet kur Policia i shoqëron ata në Gjykatë, aty ku u përballën me dy akuza, më e rënda ajo e grabitjes me pasojë vdekjen, që mund ti dërgojë në rast të shpalljes fajtor, në burg përjetë.

Avokati i të hetuarve kërkoi kryerjen e akt ekspertimit në gjak për të kuptuar nëse në momentin e ngjarjes kanë qenë në efektin e kanabisit.

Hetimet treguan se Halimi dhe Gudo morën në banesën e të moshuarit, i cili jetonte vetëm me bashkëshorten e tij vetëm 5  mijë Lekë të reja, teksa kjo ishte hera e dytë që ata binin pre e grabitjes.

Ngjarja u regjistrua në orën 2:30 minuta të datës 19 Nëntor, ku dy të rinjtë të veshur me të zeza dhe armë zjarri në dorë janë futur në banesën e 89-vjeçarit, ata e kanë dhunuar atë dhe kanë kontrolluar në banesë për shuma parash dhe pasi nuk i kanë gjetur janë larguar.

Në hetim për ngjarjen është edhe një 16-vjeçar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.

Tv Klan