#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
Të ftuar:
Pranvera Dhima, Trajnere prinderimi
Entela Alushi, Drejtore e shkolles 9 vjecare “Jeronim de Rada”
Lediona Asabella, Punonjese sociale, pedagoge
Valbona Biba, Oficere sigurie
Klaudia Hasanllari, Kriminologe, Drejtore e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve ne Ministrine e Drejtesise
Vrasja e 14-vjeçarit, të rinjtë pohojnë të vërtetën tronditëse: Nuk jemi të shokuar, por të familjarizuar
Lajmi i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” nga bashkëmoshatari i tij ka qenë ngjarja më shokuese e ditëve të fundit. Tragjedia në vetvete është një pjesë e saj, teksa nga ana tjetër ka ndezur diskutimin e dhunës te të rinjtë, rritjen e një brezi agresiv, problemet familjare, psiko-sociale, rolin e shkollës e institucioneve dhe mbi të gjitha pyetjen se pse asgjë nuk funksionoi.
Në nisje të “Gjeneratës Alfa”, pyetja e parë që drejtuesi i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea u bëri të rinjve ishte të përshkruanin si ishte kjo javë për ta. Ndërsa shprehën trishtimin, ata nuk fshehën një të vërtetë tronditëse: për ta, fenomene të tilla janë të njohura.
Ilda: Për t’i kthyer edhe njëherë përgjigje pyetjes që ju bëtë “a jeni të familjarizuar?”, ne jemi. Pra, të dëgjsh një lajm shokues dhe të mos shokohesh, është e tmerrshme. Ju pyetët edhe si e diskutojmë në familjet tona këtë rast apo këtë lajm. Më të shokuar janë prindërit se ne. Ne jemi shumë pranë këtyre sherreve që fatmirësisht jo gjithmonë përfundojnë në thika, por është shumë e tmerrshme që në familjen tonë akoma prindërit na pyesin ne si ka mundësi që ndodh një gjë e tillë dhe është prindi i pari që nuk kontrollon fëmijën sesi del, si sillet apo si konfrontohet me fëmiëjt e tjerë në shkollë. Në familjet tona sigurisht që diskutohet një gjë e tillë dhe shikohet ndonjëherë si rast i izoluar, por me shumë keqardhje e them që nuk është rast i izoluar dhe fatmirësisht nuk përfundon gjithmonë kështu, por nis gjithmonë kështu.
Ardit Gjebrea: Domethënë ju jetoni me këto sherre?
Ilda: Patjetër që jetojmë me këto sherre. Sherret që pse më pe shtrembër apo pse i fole asaj që e di unë që s’duhet t’i flasësh, sherre të tilla të pakuptimta janë pjesë e përditshmërisë sonë fatkeqësisht.
/tvklan.al