#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #shtëpi #kunata #thashetheme #Beshire #Tefik

“Më thonë burrë me dy gra!”, 80-vjeçari ‘përzë’ kunatën nga shtëpia: Ik zhduku, llafazane e m*tit!

Tefiku ka sjellë  në “Shihemi në Gjyq” kunatën e tij, Beshiren. Në insertin e tij prezantues të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ai u shpreh i revoltuar duke thënë se  kunata do që t’i zaptojë shtëpinë. Pasi hyn në studio, 80-vjeçari thotë se prej 10  vitesh mban edhe kunatën në shtëpi.

Tefik: Unë kam ardhur këtu për atë kunatën time që më zapton shtëpinë, ka 10 vjet. Ajo është qelbësirë! Ka mundësi që një burrë të marrë dy gra? Nuk ka mundësi, unë s’i mbaj dot.

Ardit Gjebrea: Po pse dy gra? Ti mban gruan dhe kunatën.

Tefik: Po, tani ajo të më zhduket sa më parë nga shtëpia mua se ajo ka 10 vjet tek unë, e kam mbajtur sa e kam mbajtur, tani unë s’kam mundësi më. Unë jam 80 vjeç burrë, nuk i dal zot gruas time, jo më asaj.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç je ti?

Tefik: 80 vjeç.

Ardit Gjebrea: Nuk dukesh fare!

Tefik: Nuk dukem, por mosha bën të vetën.

Pas transmetimit të insertit të Beshires, ku kjo e fundit thotë “kaq ta bëjë dhëmbin, unë nuk iki”, Tefiku përsërit kërkesën e tij. Me hyrjen e kunatës në studio, nis një debat i ndezur mes tyre ku Tefiu i kërkon vazhdimisht të largohet, ndërsa Beshirja kundërshton. Tefiku i thotë se për shkak të saj e quajnë “burrë me dy gra” e madje shpërthen në ofendime.

Tefik: Ke qëndruar 10  vjet tek unë!

Beshire: Nuk të dal nga shtëpia!

Tefik: Më unë nuk të mbaj!

Beshire: Edhe 10 vjet, edhe 20 vjet!

Tefik: I ke dokumentet?             

Beshire: I kam.

Tefik: Merr tokën atje, truallin tënd atje, bëj shtëpi a kasolle a ç’do bësh ti atje, nga unë të zhdukesh!

Beshire: Kasollen do ta bëj! Po e mora do ta bëj!

Tefik: Të të mbaj edhe ty unë se je grua e mirë ti! Do më bësh me dy gra mua ti, më thotë bota mua “me dy gra!”

Beshire: Do ta shikojmë!

Tefik: Ik moj, zhduku! Llafazane e m*tit!

Ardit Gjebrea: Jo! Jo me këtë fjalor, të lutem!

Beshire: Unë jam llafazane apo ti? S’ke turp, burrë 80 vjeç!

Tefik: Turp të kesh ti moj!

Beshire: Ti të kesh, jo unë!

Tefik: Të kam mbajtur 10 vjet moj! Çfarë do më ti?

Beshire: Të më mbash se më rrite, më bëre! Të kam mbajtur kalamajtë!

“Ti fle me mua moj!”/ Kunata refuzon largimin, Tefiku: S’mbaj dot gruan time, do të të mbaj ty!

Tefiku i kërkon kunatës në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan që të largohet nga shtëpia e tij ku jeton prej 10 vjetësh. 80-vjeçari është i prekur nga fjalët në vendin ku jeton që e përshkruajnë si “burrë me dy gra”. Kunata, Beshirja refuzon kategorikisht largimin sepse ka qenë vetë Tefiku ai që i ka ofruar të qëndrojë në shtëpinë e tij.

Ky i fundit përmend edhe një detaj tjetër nga bashkëjetesa me kunatën në shtëpi: flenë në të njëjtën dhomë.

Ardit Gjebrea: Beshire, ti je e martuar?

Beshire: Jam martuar.

Ardit Gjebrea: Je me gjithë burrin te shtëpia e kunatit?

Beshire: Kam vite që… 10 vjet që..

Ardit Gjebrea: U ndave  me burrin.

Beshire: U ndava me burrin dhe vajta te ky, më tha ”rri”. Tani çfarë faji kam unë që më nxjerr nga shtëpia?

Ardit Gjebrea: O Tefik, më fal. Është motra e nuses apo jo?

Tefik: Po.                               

Ardit Gjebrea: Vetë i ke thënë  “rri”.

Tefik: Dëgjo, unë do të them të drejtën. Ajo më rriti kalamajtë mua.

Ardit Gjebrea: T’i rriti kalamajtë.

Tefik: Po, m’i rriti. Nuk ia hedh poshtë, por ama…

Beshire: Po tani pse më nxjerr jashtë o maskara? Pse më nxjerr jashtë?

Tefik: Dëgjo moj këtu çfarë po të them unë, dëgjomë mua ti! Të kam mbajtur 10  vjet!

Beshire: Më ke mbajtur dhe do më mbash!

Tefik: Jam me nuse, jam me djem, jam me të gjitha në shtëpi, dhoma nuk kam…

Beshire: Më ke edhe mua në kurriz!

Tefik: Ti fle me mua moj!

Ardit Gjebrea: Si, si?!

Tefik: Ajo fle aty me mua bashkë!

Ardit Gjebrea: Fle me ty?!

Beshire: Nuk të dal nga shtëpia!

Tefik: Turp të kesh moj! Unë s’mbaj dot gruan time, do të të mbaj edhe ty!

Ardit Gjebrea: Moj  Beshire, pse ti me Tefikun fle?

Tefik: Në një dhomë.

Ardit Gjebrea: Domethënë, në një dhomë flini ju?

Tefik: Në një dhomë o në një dhomë!  Thuaj të vërtetën, mos gënje!

Ardit Gjebrea: Ju flini në një dhomë?

Beshire: Po ka dy dhoma ore!

Tefik: Moj dhoma, janë çunat, janë nuset atje!

Beshire: Po ti s’më lë fare te dhoma!

“Në rrogoz me ty do fle!”, Beshirja merr ‘ofertën’ nga kunati: Do t’ju mbaj të dyjave?

Debati mes kunetërve, Tefikut e Beshires nuk resht aspak në seancën e “Shihemi në Gjyq”. Tefiku i kërkon të largohet nga shtëpia e tij ku ajo jeton prej 10 vitesh pas ndarjes nga burri, Beshirja refuzon.  Tefiku nuk dëshiron të quhet “burrë me dy gra” dhe as që ajo të flejë në të njëjtën dhomë me të, Beshirja sërish këmbëngul se do të rrijë në shtëpi. Madje, ajo ka ankesa që ai grindet me motrën e saj.

Beshire: Ore ti s’je për gruan tënde, do bësh për mua! Nuk të vjen zor ore!

Tefik: Jam 80 vjeç burrë unë tani! S’ka më! Kur isha, isha unë!

Beshire: Turp të kesh ore! 80 vjeç plak!

Tefik: Mirë kur isha, po s’do më shikosh ti ku fle unë me gruan time se jemi burra ne…

Beshire: Zor të të vijë që më thua mua ashtu, zor të të vijë!

Tefik: S’do më shikosh mua aty ti!

Beshire: Nuk të iki nga shtëpia!

Tefik: U zura njëherë me gruan time, u hodhe ti, çfarë kishe ti, ajo është gruaja ime!

Beshire: Ashtu je ti, s’të mbyllet ty! Nuk të mbyllet goja!

Tefik: Dëgjo këtu, llafazane e m*tit!

Beshire: Ore s’të mbyllet goja! Sa herë je zënë me motrën time ti?

Tefik: Disa herë.

Beshire: Epo pse para meje? Çfarë jam unë?

Tefik: Ik moj mbushu!

Beshire: Atje do rri!

Tefik: Jo, nuk rri ti!

Beshire: Ja të më shikosh!

Tefik: Pse do flesh atje me mua ti?

Beshire: Atje do fle!

Tefik: Nuk fle dot me mua ti moj!

Beshire: Në rrogoz do fle dhe ti të pëllcasësh!

Gjebrea i shpjegon Beshires se është krejt normale që mes një çifti të ketë edhe keqkuptime,  por ndërkohë afrohet Tefiku. Në një moment, ai i bën kunatës një ‘ofertë’ interesante.

Tefik: Je dakord ti e? T’i mbaj të dyja unë edhe ty, edhe atë?

Beshire: Çfarë the?

Tefik: Do ti do?

Ardit Gjebrea:Do ti”, thotë?

Beshire: Jo!

Tefik: Do moj?

Beshire: Jo.

Tefik: Epo mirë, meqë ashtu, do ta pranoj pastaj unë! Ik moj, turp të kesh!

I shërben gruas së sëmurë, 80-vjeçari: I bëj kafen e mëngjesin çdo ditë

Pasi votimi i publikut i dha tërësisht të drejtë Tefikut për situatën me kunatën, Beshiren, ai shprehet  në “Shihemi në Gjyq” se e vetmja gjë që do, është të jetojë i qetë me bashkëshorten. Siç ka deklaruar përgjatë gjithë seancës së rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai mendon se 10 vitet e qëndrimit të Beshires në shtëpinë e tij, në të njëjtën dhomë ku fle çifti duhet të marrin fund.

Tefiku do që së bashku me Xhemilen, e cila vuan nga probleme me shikimin e dëgjimin, të kujdesen për njëri-tjetrin. Ai përshkruan edhe sesi sillet me bashkëshorten, edhe pse vetë është në moshën 80-vjeçare.

Tefik: Unë i bëj hyzmet asaj që nuk ka njeri në botë!

Beshire: Ti edhe unë bashkë!

Tefik: Prit moj, zagare e m*tit! Unë ngrihem në mëngjes në orën 6, 6 e gjysmë apo 7, ajo ngrihet një çikë më vonë se nuk shikon, nuk dëgjon etj.

Beshire: Po të ishe ti në vend të asaj çfarë do bënte?

Tefik: I bëj kafen në mëngjes, ia çoj me tabaka, i bëj bukën, i them çfarë  do për të ngrënë? “Po, dua qumësht, dua kos, dua vezë, dua këtë”…

Ardit Gjebrea: Ia bën të gjitha.

Beshire: T’ia çosh se e ke grua!

Tefik:Çfarë do?, këtë”, vete, kam fuqi, s’kam fuqi, vete poshtë…

Beshire: T’ia çosh se e ke grua! E ke grua! 

Me këtë fjali, Beshirja shkon afër Tefikut dhe kap bastunin e tij duke vazhduar të grindet.

Beshirja i ‘merr’ zemrën me të mirë kunatit, Gjebrea bën të njëjtën gjë me Eni Çobanin

Për 10 vite, Tefiku e ka mbajtur të hapur derën e shtëpisë së tij që kunata, Beshirja të jetonte aty. Jo vetëm kaq, por ajo ka fjetur në të njëjtën dhomë me kunatin e motrën, Xhemilen. I lodhur, Tefiku   80-vjeçar kërkoi zgjidhje në “Shihemi në Gjyq” që kunata të largohet, të marrë tokën e saj dhe të ndërtojë një shtëpi por kjo e fundit nuk pranon.

Ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani e këshillon Beshiren që të kërkojë ndjesë ndaj Tefikut dhe t’i shprehë mirënjohjen. Për ndjesën, Beshirja e ka mjaft të vështirë e madje ‘ngrin’ në vend pa mundur ta shqiptojë.

Beshire: Te ty do fle, te ty!

Eni Çobani: O zonjë, unë po të them gjë tjetër! Merrja zemrën me të mirë! O Beshire, merrja zemrën me të mirë, jo me të keq! Me të keq nuk është zgjidhje!

Tefik: Nuk të pranoj!

Beshire: Do më mbash edhe nja dy muaj? Po mora truallin, do të bëj një shtëpi me kallamë e do të shpëtosh njëherë e mirë.

Eni Çobani: Po mirë, “faleminderit”  nuk i thua dot?

Ardit Gjebrea: Do t’i thotë.

Beshire: I them, faleminderit o Tefik!

Çobani shton se do të kujdeset që ta ndihmojë Beshiren për të marrë dokumentacionin e nevojshëm të truallit dhe i premton Tefikut se ajo do të largohet nga shtëpia e tij e ai do të mund të jetojë i qetë me gruan. Nga ana tjetër, nxit Beshiren që t’i afrohet e ta përqafojë kunatin për zemërgjerësinë e treguar dhe kjo shkakton edhe një situatë gazmore.

Beshire: Faleminderit!          

Tefik: Pse erdhe këtu?

Beshire: Po të më mbash edhe nja dy muaj.

Tefik: Dy muaj ama!

Beshire: Dy, dy.

Tefik: Se ti s’e meriton, ja ta them unë!

Beshire: Dy. Po do të marr tokën unë, çfarë të bëj tani? të rri aty? Nuk të rri më, jo!

Tefik: Si thua zonja Eni?

Eni Çobani: Po përqafoje tani se në një dhomë flini ju kështu që detyrimisht…

Ardit Gjebrea: Edhe ne në një studio jemi zonja Eni!

Seanca mbyllet me dy përqafime, atë të Tefikut e Beshires dhe Gjebreas e Çobanit.