#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #miranda #xhezmi #prone #femije #divorc #noter #mashtrim

“Gogol! S’je burrë!” Miranda sulmon bashkëshortin e 30 vjetëve: Erdhe pa dhëmbë, të bëra njeri!

Në insertet e tyre respektive, protagonistët e rubrikës “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Miranda dhe Xhezmiu që janë bashkëshortë prej 30 vjetësh, pretendojnë të nxjerrin palën përballë nga shtëpia.

E para e merr fjalën është Miranda e cila i referohet ashpër burrit të saj duke thënë: “Jeta ime ka filluar që ditën e parë të martesës me këtë gogol mund ta quaj se burrë nuk mund ta quaj kurrë!” Pas kësaj, ajo vazhdon ta sulmojë me fjalë Xhezmiun dhe tregon se ajo  ka rritur dy fëmijët nga martesa e tij e parë, por sot ndodhet jashtë.

Xhezmiu ka kaluar një sërë vështirësish shëndetësore, por Eni Çobani shpjegon se janë marrë masat dhe miratimi i mjekut që ai mund të marrë pjesë në këtë seancë.

Miranda: Në ’95 jam martuar me…  çfarë mund t’i them, me babanë e fëmijëve të mi se burrë s’është kurrë ai. S’ka qenë asnjë ditë, jo burrë.

Eni Çobani: Burrë ose jo, ju keni bërë dy fëmijë me të, patjetër që ka qenë burrë që keni bërë dy fëmijë.

Miranda: Nga martesa e parë ka dy fëmijë.

Eni Çobani: Ah, ju jeni martesa e dytë me z. Xhezmi.

Miranda: Kam marrë burrë me dy fëmijë.

Eni Çobani: Dhe këto dy fëmijë kanë qenë prezent në jetën tuaj?

Miranda: I kam gjetur të vegjël dhe i kam rritur unë, i kam ndjekur unë me shkollë, nëpër spitale, nëpër të gjitha, fëmijët e atij që shikon aty. I kam rritur unë.

Xhezmi: Po pse moj, ç’të keqe të kam bërë unë ty?

Miranda: Ti po, më ke nxjerrë me fëmijët përjashta! Kam punuar një jetë të tërë që ditën e parë që kam vajtur!

Xhezmi: Ti erdhe pa dhëmbë në gojë, u bëre njeri atje! Shkollën ta dhashë, të gjitha!

Miranda: Shkollën ma dhe, por ishte zgjuarsia ime.

Krizë në martesën 30-vjeçare: Më quan ‘pabukse’, djemtë e tij i thonë të bredh gruaja!

Miranda dhe Xhezmiu janë të martuar prej 30 vitesh, por një krizë e fortë i ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Miranda e nisi këtë seancë me një gjuhë të ashpër ndaj Xhezmiut  pasi e akuzon se ai është shkaktari që kanë mbetur pa shtëpi.

Ajo ankohet se në gjithë këto vite, është kujdesur për të dhe ka punuar e të gjitha të ardhurat ia dorëzonte atij, por nuk është ndier e lumtur. Më pas shpjegon se problematika ka  nisur në vitin 2021 kur Xhezmiu u sëmur nga Covid-i. Djali i tij i vogël nga martesa e parë erdhi dhe ka arritur që të marrë shtëpinë përmes dhurimit.

Xhezmiu ka kaluar një sërë vështirësish shëndetësore, por Eni Çobani shpjegon se janë marrë masat dhe miratimi i mjekut që ai mund të marrë pjesë në këtë seancë.

Miranda: Punoja si qen, kafshë kam qenë!

Xhezmi: Po pse moj, çfarë të keqeje ke parë nga unë ti? Ne mbushën 30 vjet sot që jemi martuar, tani u kujtove ti për t’u ndarë?

Miranda: Në 21-shin kur ishte ky me Covid, e merr djali dhe i jep firmën ky, i dhuron shtëpitë.

Xhezmi: Unë s’isha në gjendje, e kam bërë pa vetëdije atë.

Miranda: Shkon te Ilmije Brahimi dhe i dhuron shtëpitë djalit.

Xhezmi: Më morën në krah e më çuan atje te noterja, Ilmije Brahimi.

Miranda: Ke surrat dhe flet ti? Ke surrat dhe flet? Me ato që më ke bërë ti mua? Ti më ke shkatërruar jetën! Thuaj një ditë të bardhë që kam parë unë!

Xhezmi: Ty të zuri dhëmbi bukë!

Miranda: Ti s’ke surrat të shikosh familjen, por shikon ata dy këlysha që ke! Ata janë 40 njëri, 45 tjetri!

Xhezmi: Ata u bënë budallenj, u bëre edhe ti!

Miranda: Po se më ke çuar atje ku s’mban më! S’më mban më shpirti Xhezmi Hazizi!

Miranda shton se një ditë Ilmija u shfaq në sallonin e saj për t’i thënë se i shoqi i kishte dhuruar shtëpinë  djalit. E acaruar me të shoqin, ajo tregon edhe një episod tjetër, djemtë e tij e kanë akuzuar për tradhti bashkëshortore.

Miranda: Çunat i thoshin të bredh gruaja! Ku i kishte provat e gruas ky? Të bredh gruaja, thoshin apo s’thoshin?

Xhezmi: Na nxore bojën, na nxore!

Miranda: Bredh gruaja? Unë mbroj vendlindjen time  Ne jemi një familje, unë vërtet kam qenë familje e varfër se ma zë në gojë, “pabukse” më thotë…

Xhezmi: Të zuri dhëmbi bukë tek unë!

Miranda: Po! Kam punuar 12 orë, 24 orë unë! Vërtet vij nga një familje e madhe, jemi 9 fëmijë, 3 vëllezër dhe 6 motra, por gjëra që mund të m’i bënte ky… kurrë! Gjej vende futu se unë nuk të qas në shtëpi, nuk më intereson fare! Nuk dua të të shoh me sy ore! A janë gënjeshtra këto që them unë? Janë gënjeshtra këto?

Të divorcuar, por jetojnë ende të njëjtën shtëpi: E laj, shëplaj dhe ushqej unë!

Dhurimi i banesës është shkaku që Miranda ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin e saj, Xhezmiun. Veç pakënaqësive të tjera të grumbulluara përgjatë 30 viteve që ajo i shpreh herë pas here në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, arsyeja më kryesore është shtëpia.

Në vitin 2021, kur ka qenë i sëmurë me Covid, Xhezmiu ka firmosur dhurimin e shtëpisë duke ia dhënë djalit të tij të dytë nga martesa e parë. Miranda dhe Xhezmiu kanë edhe dy fëmijë të tjerë, djalë e vajzë.

Xhezmiu pretendon se ka firmosur në tri fletë të bardha, por ndërmjetësja Eni Çobani vëren disa parregullsi në firmën e tij në kontratën e dhurimit. Kjo ngre dyshime për vërtetësinë e saj. E njëjta gjë ndodh edhe në deklaratën noteriale.

Ndërkohë zbulohet edhe diçka tjetër. Prej vitit 2023, si rrjedhojë e kësaj problematike, Miranda dhe Xhezmiu janë të divorcuar, por jetojnë në të njëjtën shtëpi nga pamundësia. Edhe pse në këtë  situatë, Miranda vijon të kujdeset për të për shkak të gjendjes shëndetësore.

Xhezmiu ka kaluar një sërë vështirësish shëndetësore, por Eni Çobani shpjegon se janë marrë masat dhe miratimi i mjekut që ai mund të marrë pjesë në këtë seancë.

Miranda: Kam hequr shumë nga ai!

Ardit Gjebrea: Je divorcuar ti me Xhezmiun?

Miranda: Po! Nuk mundesha më! Sëmura fëmijët!

Eni Çobani: Por jetojnë sërish së bashku sepse pamundësia e një banese tjetër, i ka bërë të jetojnë.

Miranda: Sepse djali le që i mori shtëpitë, por nuk ikte. Ka ngrënë Vitin e Ri në shtëpi, na vinte i dehur, na vinte era drogë. M’u shkatërruan fëmijët! Nuk mundesha më!

Xhezmi: Do t’ia marr unë shtëpitë, do t’ia marr!

Miranda: Ç’e doja unë mbiemrin e këtij? Unë asnjë ditë s’kam qenë e martuar me këtë! Me të gjitha  këto që më ka bërë ky e që ka qëndisur Ilmije Brahimi, noterja, i bie që unë s’kam jetuar, ndoshta i kam bërë nëpër mullarë fëmijët me këtë!

Eni Çobani: Shkak i divorcit tuaj ka qenë pikërisht dhurimi?

Miranda: Po, kjo ishte!

Eni Çobani: Pra ti nuk pranove këtë moment të fundit?

Miranda: Nuk mundesha më moj! Për çfarë ta mbaj unë mbiemrin e tij? Për çfarë ta mbaj unë burrë atë?  Më thuaj ti, ku ta kap unë atë? Ta marr nga mbrapa?

Eni Çobani: Nuk është puna për ta kapur, por për të jetuar!

Xhezmi: Ç’të keqe ke parë nga unë ti?

Miranda: Ai është bërë që e laj unë, e shpëlaj unë, e ngre unë, e ushqej unë!

Eni Çobani: Asnjërit nga ne s’i dihet si na vjen jeta, Xhezmiut i erdhi  në këtë formë, mund të të vinte edhe ty!

Ardit Gjebrea: Ai ka nevojë për ty!

Miranda: Po edhe unë kisha nevojë! Mua s’më është fërkuar njëherë kjo (tregon shpatullat). Një ‘faleminderit’ nuk më është thënë. A është e vërtetë që të laj unë, të shpëlaj unë, është e vërtetë?

Xhezmi: E vërtetë është, ik ulu!

Thjeshtri i dhunoi të shoqin, Miranda fërkon kraharorin: M’u bë qejfi!

Edhe pse ka mbetur pa shtëpi për shkak të kontratës së dhurimit që Xhezmiu ka firmosur kundrejt djalit të tij të vogël nga martesa e dytë, Miranda e ka gjetur një arsye për t’u gëzuar nga kjo situatë. Gjatë seancës së “Shihemi në Gjyq” ajo nuk ka reshtur duke e fajësuar Xhezmiun për gjendjen ku ndodhen dhe faktin që i solli fundin martesës 30-vjeçare.

Sërish, gjatë rubrikës të së “Dielës  Shqiptare” në Tv Klan, ajo përmendi se Xhezmiu është rrahur nga djali i  tij, Ergysi, çka ai e pohoi. Ky fakt ka mjaftuar që Miranda të ndihet se në njëfarë mënyre gjithçka ajo ka përjetuar, është shlyer disi dhe s’e fsheh kënaqësinë duke fërkuar gjoksin.

Shprehja e saj kundërshtohet nga Eni Çobani, por Miranda është nuk tërhiqet. Madje ajo thotë se nuk e ka lejuar djalin e saj dhe Xhezmiut që  të ndërhyjë në problemin mes babait dhe gjysmë-vëllait të tij.

Xhezmiu ka kaluar një sërë vështirësish shëndetësore, por Eni Çobani shpjegon se janë marrë masat dhe miratimi i mjekut që ai mund të marrë pjesë në këtë seancë.

Miranda: Si përfundim, i mori shtëpitë, i këputi një dru të mirë  këtij dhe erdhi në shtëpi. Kur e rrahu këtë, e rrahu herën e parë, m’u bë qejfi herën e parë, ta them sinqerisht! Kur më thanë gratë që burri t’u rrah me djalin në një mëngjezore, fërkova, ah thashë, janë gjynahet e mia!

Eni Çobani: Pse, nuk është mirë ashtu!

Miranda: Janë gjynahet e mia Eni Çobani se e kaa hak!

Eni Çobani: Nuk mund të rrahësh një njeri në këtë formë, nuk e di!

Miranda: Kur e rreh këtë afër gjykatës dhe bredh me vrap, ky merr djalin e vogël, djalin tim, i thotë  “Feraldo, hajde se mua më rrahu Ergysi, jam përdhe”. Djali më merr mua “ma, Ergysi ka rrahur  Xhezon”. Të keqen nëna, mos luaj nga shtëpia i thashë. Ai që e rrahu, atij ia dha çdo gjë, me atë bashkëpunoi, le të bëjë ç’të dojë! Ka polici! Mos ndërhy ti të keqen nëna!

Ardit Gjebrea: E keni denoncuar në polici?

Miranda: Shkoi vetë ai atje! Djalin s’e lashë unë! Djalin nuk e kam  futur në këtë valle!

Miranda tregon se Xhezmiu nuk e ka marrë dot urdhrin e mbrojtjes pasi është cilësuar thjesht si sherr mes babë e bir nga autoritetet në Berat.

“Burrë të martuar mos merrni se s’bëhet yti!” Miranda e zhgënjyer nga martesa, Xhezmiu ngashërehet

Në fund të një seancë të tensionuar përballë Xhezmiut në “Shihemi në Gjyq”, i cili rezulton të jetë ish-bashkëshorti i saj pasi zbuloi divorcin, Miranda ka një fjalë të fundit. Nga salla e studios të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ajo u drejtohet vajzave që mos të përsërisin veprimin e saj. 30 vite më parë,  ajo u martua me Xhezmiun duke e ditur që ai kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme.

Miranda: Unë si nënë u them çupave që burrë të martuar mos merrni kurrë se nuk bëhet kurrë yti! Nëse te ai burrë do të gjeni një karrige, mos u ulni  kurrë por nxirreni përjashta se do ta thotë gjithë jetën “është e imja kjo!” Këtë meritë merr!

Ardit Gjebrea: Ky është konkluzioni yt?

Miranda: Po! Kështu ka qenë jeta ime dhe kështu besoj se do të jenë burrat e martuar!

Përgjatë seancës, Xhezmiu nuk ka thënë shumë përveçse faktit që ai ka firmosur vetëm në tri fletë të bardha e prej tyre ka rezultuar një kontratë dhurimi e deklaratë noteriale. Vërtetësia e firmës do t’i nënshtrohet ekspertizës. Xhezmiu është i përlotur nga situata dhe moderatori Ardit Gjebrea ka një thirrje për Mirandën duke i sjellë në vëmendje se ai ka vepruar si baba duke u besuar fëmijëve.

Ardit Gjebrea: Miranda, nëse është e vërtetë ajo që thotë vetë Xhezmiu, që unë kam firmosur një fletë të bardhë…

Miranda: Po puna u bë!

Ardit Gjebrea: E di, por çdo baba, unë jam baba vetë, nuk mund ta  imagjinoj kurrë që fëmijët e mi të më mashtrojnë, kurrë, asnjëherë kështu që jam i sigurt që z. Xhezmi këtë ka besuar ndaj ka shkuar e ka firmosur edhe pa lexuar sepse një baba nuk e mendon kurrë këtë gjë për fëmijët. Një baba që sakrifikon për t’i sjellë në jetë, për t’i rritur, për t’i shkolluar, për të bërë çdo sakrificë dhe në fund të mashtrohet nga fëmijët, nuk besoj që një baba e mendon, prandaj edhe unë do të firmosja symbyllur nëse im bir do më jepte diçka.

/tvklan.al