#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
Gruaja iku dhe i la 3 fëmijët, Irakliu: Më tha ish-vjehrri “ka ardhur me tjetër”
Vasili është baba i 6 fëmijëve, por problemi që e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” është me djalin e vogël, Irakliun. Nga ana tjetër, ky pretendon se nuk ka përkrahje nga prindërit dhe ata do ta nxjerrin në rrugë bashkë me 3 fëmijët e tij.
Në përballjen e tyre në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, babai i kërkon shpjegim djalit për një letër nga banka, por ai thotë se nuk e di si ka ndodhur.
Vasil: Më ka rënë një bombë shumë e madhe! Në këtë moshë 80 e ca vjet, në këto dyer, nuk kam pasur as prindërit e mi dhe qëlloi ky djali im, sesi e ka bërë punën, këtu të japë shpejgim!
Irakli: Ku të vete unë? Me 3 kalamaj? Ore unë me 3 fëmijë ku të vete?
Vasil: Ku të vesh ti? Dua ta di unë ku do të vesh ti?
Irakli: Do ta dish ti?
Vasil: Po ai dokument që më ka ardhur mua nga banka?
Irakli: Atë nuk e di unë sesi është bërë!
Eni Çobani: Jo mo jo, si nuk e di ti tani? nuk mund t’i thuash babait moshatar se je fëmija i gjashtë, ka rritur 6 fëmijë!
Vasil: Ai dokument që më ka ardhur mua nga banka!
Irakli: Unë nuk e kuptoj sesi është bërë ai dokument!
Vasil: Më ka ardhur një plumb i vërtetë! Më ke sjellë sherr të madh!
Irakli: Edhe vetë nuk e kuptoj se unë nga ajo kam 4 vjet që jam ndarë!
Irakliu rrëfen se në vitin 2021 është ndarë nga bashkëshortja me të cilën ka 3 fëmijë. Në vitin 2022, është finalizuar divorci. Sipas tij, një ditë ajo thjesht është larguar për te prindërit e saj bashkë me vajzën e vogël. Ish-vjehrri ka telefonuar Irakliun dhe i thotë se e bija i ka sjellë një burrë tjetër në shtëpi.
Irakli: Ajo ka ikur në 2021, në shtator. Në shtator 2022 unë kam bërë ndarjen ligjore.
Eni Çobani: Pse u ndave, çfarë pate?
Irakli: Ajo, as unë as’e mora vesh. Ajo pati ca konflikte kështu, gjëra koti a kupton? Erdhi e ëma, u bë operim nga këmbët, tha “do të shpie mamin në shtëpi”. I thashë unë çoje, do të marr edhe gocën e vogël me vete tha. Mori edhe gocën e vogël, më merr i ati mua, më thotë “ka ardhur me dikë tjetër”. Rruga e mbarë i thashë, ç’të them unë?
Eni Çobani: Si ka ardhur me dikë tjetër?
Irakli: “Ka ardhur me tjetër në shtëpi”, tha i ati.
Eni Çobani: Si erdhi me tjetër? Ti e përcolle nga shtëpia se tani jeni burra ju a s’jeni unë s’e kuptoj, përcolle nusen, si shkoi me tjetrin atje në shtëpi se s’e kuptova?
Irakli: Vajti te i ati pra.
Vasil: Jepi derman punës po të them!
Irakli: Ulu atje, ulu atje.
Vasil: Gjeje të vërtëtën.
Irakli: Mua nuk më kujtohet ajo firmë.
Eni Çobani: Ore Irakli! Gruan e përcolle te babai, të merr vjehrri të thotë ka ardhur me tjetër, firmos letrat e bankës, thua nuk e di, 3 fëmijët t’i la gruaja, prapë s’na thua si i mban ti, tani të lutem, jeton ti këtu apo s’jeton? Ku jeton ti? Si s’ke mendjen ti çfarë veprimesh kryen?
Del dorëzan i 22 mijë eurove kredi për bashkëjetuesin e ish-gruas: S’më kujtohet si firmosa…
Vasili e ka sjellë djalin e tij të vogël, Irakliun në “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar llogari mbi një letër nga banka që ka mbërritur në shtëpinë e tij. Irakliu tregoi në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se prej 4 vitesh është ndarë nga ish-gruaja me të cilën ka 3 fëmijë. Ai tha se një ditë ajo u largua për në shtëpinë e prindërve dhe ish-vjehrri e njoftoi se kishte ardhur me një burrë tjetër.
Ndërmjetësja Eni Çobani shpjegon se në shtator të vitit 2021 çifti i është drejtuar gjykatës dhe një vit më vonë, është finalizuar divorci. Gjykata ia ka caktuar Irakliut kujdestarinë e 3 vajzave sepse siç sqaron ai, ishte dëshirë e nënës për shkak të pamundësive ekonomike.
Por disa muaj pas divorcit, rezulton se Irakliu ka firmosur një deklaratë ku rezulton dorëzan për një kredi. Kjo kredi është marrë nga ish-gruaja dhe një burrë tjetër që Irakliu thotë se nuk e njeh dhe nuk e kujton si ka ndodhur.
Eni Çobani: Më 16.03.2023 ky zotëri këtu ka vajtur në një degë të një banke dhe ka bërë një deklaratë dorëzanie.
Ardit Gjebrea: Ç’domethënë?
Eni Çobani: Ka vajtur dhee thotë unë dorëzanësi, garantoj bankën, dega, sigurisht unë nuk po i them për të gjitha detyrimet e huamarrësit Valdrin Sulanaku.
Ardit Gjebrea: Kush është?
Irakli: S’e njoh.
Eni Çobani: Po si s’e njeh?
Ardit Gjebrea: Po ti ke firmosur.
Eni Çobani: Në lidhje me huanë që ai ka marrë në përputhje me kontratën e huasë me numër përkatës në datën 17.03.2023. Njëkohësisht, huanë që ky zotëri ka marrë detyroheni që në mospërmbushje të këtij detyrimi, ta përmbushni ju.
Ardit Gjebrea: Kush, Irakliu? Të këtij personit që Irakliu thotë nuk e njoh?
Eni Çobani: Këtu ka emër, mbiemër, ka firmën e tij, ka dhe kartën e identitetit.
Ardit Gjebrea: Po si nuk e njeh?
Irakli: Nuk e njoh.
Ardit Gjebrea: Po e ke firmosur ti?
Irakli: Po s’më kujtohet mua.
Ardit Gjebrea: S’të kujtohet?
Irakli: S’më kujtohet kjo pjesë.
Ardit Gjebrea: Po z. Vasil ku hyn në këtë mes?
Eni Çobani: Sepse zotëria jeton te Vasili, nuk ka as shtëpi, as katandi, ka vetëm një të ardhur mujore 500 mijë lekë të vjetra. Jeton me 3 fëmijët e tij minorenë, me prindërit moshatarë dhe çfarë ndodh? Më 09.01.2025 me të drejtë vjen njoftimi për likuidimin e dertyrimit të kredisë sepse nuk është paguar asnjë këst dhe shuma sot, ka vajtur zotëri 23 mijë e 964.28 euro dhe çdo ditë që ju s’paguani kamatëvonesa rritet. Çobani tregon se kur letra ka mbërritur në shtëpinë e tij, Vasili është paraqitur menjëherë në zyrën e saj duke i kërkuar një shpjegim. Ajo i ka sqaruar situatën ku
gjendet dhe e ka vënë në dijeni se në rast se kjo kredi nuk shlyhet, do t’i marrin shtëpinë. Irakliu thotë se s’i ka marrë ai 22 mijë euro kredi, por ish-bashkëshortja me bashkëjetuesin e saj.
Irakli: Ish-bashkëshortja ime është aty në emër, bashkë me atë emrin tjetër që përmend, nuk e di.
Ardit Gjebrea: Ç’lidhje ka ish-bashkëshortja me atë emrin tjetër?
Irakli: Ku di gjë unë, mbase e ka bashkëjetues a ku di unë çfarë e ka.
Vasil: Nuk e pranoj unë se është ndarë, ka 4 vjet, nuk dua ta zë në gojë!
Eni Çobani: Nuk do ta zësh në gojë, por ka marrë kredinë ajo që s’do ta zësh në gojë ti! Pra ky është bashkëjetuesi i ish-bashkëshortes. Pra ky ka marrë dhe është bërë dorëzanës i një kredie të bashkëjetuesit të ish-gruas!
Situata e çuditshme ka shokuar gjithë studion, teksa Irakliu thotë se ende nuk e kupton as si e ka firmosur dhe as si ka shkuar në bankë.
Ardit Gjebrea: Si e firmose ti këtë?
Irakli: S’e kujtoj fare këtë sesi e kam firmosur, nuk e di çfarë gjendjeje kam qenë.
Ardit Gjebrea: A ke qenë i divorcuar?
Irakli: Kam qenë i divorcuar…
Ardit Gjebrea: Okej, nuk e ke kuptuar si ke firmosur. Për cilin motiv një burrë i divorcuar shkon me gruan në bankë? Pse shkove?
Irakli: As vetë nuk po e kuptoj.
Ish-gruaja konfirmon: Irakliu firmosi për kredinë e bashkëjetuesit tim, është zhdukur prej muajsh
Një deklaratë dorëzanie për një kredi prej 22 mijë eurosh ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babë e bir, Vasilin me Irakliun. Ky i fundit është divorcuar nga ish-gruaja, Rigelsa me të cilën ka 3 vajza dhe kujdestaria i ka mbetur atij. Bashkë me vajzat, Irakliu jeton në shtëpinë e Vasilit që rrezikohet nga kjo deklaratë dorëzanie.
Siç shpjegoi Eni Çobani gjatë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, rezulton se kredia është marrë disa muaj pas divorcit të tyre. Irakliu ka dalë dorëzanës për Rigelsën dhe bashkëjetuesin e saj, Valdrinin. Sipas kësaj deklarate, nëse dy të parët nuk shlyejnë kredinë, shoqëria do të marrë shtëpinë e Vasilit.
Deri në këtë moment, Irakliu thotë se nuk mban mend të ketë firmosur apo të ketë shkuar në bankë, ndonëse dokumentet mbajnë nënshkrimin e tij dhe fotokopjen e kartës së identitetit. Rigelsa, ish-gruaja e tij në një lidhje teleofnike në studio thotë se Irakliu ka qenë i pranishëm. Madje asaj i janë hapur probleme sepse akuzohet për mashtrim firme.
Rigelsa: Unë kam folur me z. Irakli dhe z. Irakli ka qenë prezent kur ka hedhur firmën.
Eni Çobani: Po Irakliun e kemi këtu dhe Irakliu thotë që unë s’mbaj mend fare.
Irakli: Nuk më kujtohet moj!
Eni Çobani: Rigelsa e mban mend shumë mirë që ke vajtur, arsyeja?
Rigelsa: Irakliu ka qenë prezent që ka hedhur firmën, më pas e kam marrë prapë Irakliun sepse mua më ka marrë zyra ligjore në telefon dhe më ka thënë që akuzohesh për mashtrim firme.
Irakli: Se s’më kujtohet, nuk më kujtohet, ia kam thënë edhe zyrës ligjore unë, nuk më kujtohet të kem vajtur!
Rigelsa: Atëherë nëse ty s’të kujtohet z. Irakli, shkojmë te banka kur të vij në Tiranë sepse unë jam në fshat tani te prindërit dhe unë do të kërkoj që të hapen kamerat.
E pyetur se cila ishte lidhja mes saj e ish-bashkëshortit pas divorcit, Rigelsa tha: “Asgjë nuk na lidhte neve, thjesht ishte diçka e shpejtuar nga Irakliu sepse nuk është normale që të hedhë Irakliu firmën për bashkëjetuesin tim, jo për burrin tim, për bashkëjetuesin tim!” Ajo konfirmon se Valdrini është bashkëjetuesi i saj, ndërsa kredia nuk është shlyer prej muajsh, përveç ndonjë kësti kur kanë mundur.
Rigelsa ngulmon se Irakliu e mban mend mirë që ka qenë i pranishëm. Ajo thotë se nuk ka asnjë arsye që të merret shtëpia e Vasilit kur është ajo e Valdrinit, por ndërmjetësja i shpjegon se Irakliu është dorëzanësi. Ai nuk ka asnjë pasuri tijën dhe rrjedhimisht do të merret shtëpia e Vasilit. Rigelsa kundërshton duke thënë se edhe pse prej muajsh ka humbur kontaktet me bashkëjetuesin, do të jetë ai që do ta paguajë kredinë.
Rigelsa: Irakliu të mos thotë nuk mbaj mend fare.
Eni Çobani: Si nuk mbaj mend? Nuk mban mend pra!
Rigelsa: Në këtë pjesë që po thotë Irakliu nuk mbaj mend, akuzohem unë për mashtrim firme!
Eni Çobani: Çfarë doje ti në mars të ’23-shit me Irakli Milon? Ishe divorcuar në shtator të ’22-shit. Vetëm këtë përgjigje më jep, kaq! Kaq, çfarë doje ti në mars të ’23-shit?
Rigelsa: Këtë nuk e menduam thellë-thellë, neve thamë… diçka e pamenduar shumë.
Eni Çobani: Rigelsa, ju keni pasur besimin sepse ky djalë që unë shoh këtu, është një djalë shumë i mirë, një djalë i urtë, një djalë pa fjalë, ke pasur besimin që ky sigurisht duke mos kuptuar edhe veprimin që ka bërë sepse unë jam e bindur në fakt që ky ka qenë sepse firma patjetër që vërteton gjithçka pavarësisht faktit që thotë unë nuk mbaj mend, edhe mund të mos mbajë mend, por ju keni qenë e bindur që ky djalë sikurndër edhe e thatë, nuk do të ndihet, nuk do të flasë, të vazhdonte kjo histori kështu dhe në fund patjetër që kjo barrë do t’i binte vetëm Irakliut se Irakliu edhe këtu mezi po thotë dy fjalë, pra më shumë folët ju gjatë këtyre mintuave sesa Irakliu deri tani. Unë e kuptoj pse ju e keni marrë sepse nuk ju është ofruar askush nga familjarët tuaj dhe keni gjetur këtë njeri, e keni çuar dhe e keni marrë. Kjo në fakt është e padrejtë, jo e paligjshme sepse njerëzit janë të rritur dhe bëjnë veprimet që duan, por është e padrejtë nga ana juaj. Ju me bashkëjetuesin tuaj shkoni dhe merrni ish-bashkëshortin tënd dorëzanës për një kredi të cilën ky njeri nuk ka parë asnjë lek në dorë. Lekët i keni marrë ju dhe ky njeri ka ardhur aty, urtë e urtë pas teje, ka firmosur dhe sot e keni lënë në këtë ditë. Atëherë unë dua të di nga ju, e merrni përsipër të shlyeni këtë kredi dhe për sa kohë e kryeni këtë veprim? Nuk mund të presim Valdrinin, Valdrini nuk dihet se ku është sikundër e thatë, atëherë ju që jeni këtu, do të na jepni një afat për zgjidhjen e këtij problemi unë do të marr kontaktin e shoqërisë?
Rigelsa: Unë nuk mund të paguaj kredinë e Valdrinit.
Eni Çobani: Po Valdrini është bashkëjetuesi juaj, nuk është bashkëjetuesi i Irakliut.
Rigelsa: Valdrini është bashkëjetuesi im, por Valdrini ka 4-5 muaj që është zhdukur nga unë dhe nuk e di ku është Valdrini.
Eni Çobani: Po atëherë çfarë do të bëjmë? Kush do ta paguajë kredinë?
Rigelsa: Valdrini që e ka marrë.
“Dele e Perëndisë”/ Irakliu mban barrën e gabimit fatal të ish-gruas, Gjebrea: Bashkëjetuesi ta ka hedhur
Rigelsa, ish-bashkëshortja e Irakliut me të cilin është ndarë prej 4 vitesh, konfirmon gjatë telefonatës me rubrikën e “Shihemi në Gjyq” se ai ka qenë i pranishëm dhe ka firmosur si dorëzanës për bashkëjetuesin e saj, Valdrinin. Kështu ajo rrëzon pretendimet e ngritura deri më tani nga Irakliu se nuk mban mend asgjë lidhur me këtë kredi që sot kërcënon t’i marrë shtëpinë e të atit, Vasilit që e ka sjellë në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.
Vazhdimin e bisedës me Rigelsën e merr në dorë drejtuesi i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea. Rigelsa i konfirmon se ajo dhe Valdrini janë ende bashkë. Paratë nuk i ka marrë as ajo e as Irakliu, por Valdrini. Gjebrea i shpreh se fakti që ajo i është drejtuar Irakliut për të firmosur për bashkëjetuesin e saj nuk është aspak logjik dhe po sjell pasoja në familjen e Irakliut.
Irakliu ka ulur kokën dhe përlotet, një skenë që Gjebrea ia përshkruan Rigersës duke i thënë se deri në këtë moment, ai dhe ish-vjehrri i saj s’kanë thënë asgjë të keqe për të. Njëkohësisht, fakti që shtëpia e Vasilit rrezikohet nga kjo kredi sjell edhe mundësinë që tri vajzat e Rigelsës dhe Irakliun të mbeten në rrugë. Rigelsa reagon duke thënë se kjo s’do të ndodhë dhe ajo do të bëjë gjithçka për të kontaktuar me bashkëjetuesin e zhdukur prej disa muajsh.
Ardit Gjebrea: Irakliu vetëm ul kokën dhe s’flet dhe tashmë ne e kemi kuptuar karakterin e tij. Ky është një njeri që mund ta quaj një dele e Perëndisë, është ai që është dhe që thotë nuk mbaj mend për të të ruajtur edhe ty, nuk ka thënë asnjë fjalë të keqe në favorin tënd, as ai dhe Vasili, përkundrazi dhe kanë treguar historinë sesi është. Ti duke e ditur që është dele e Perëndisë, e more për dore, e çove të firmosë dhe këtë barrë ia ke lënë Irakliut.
Rigelsa: Jo, nuk e kam marrë për dore.
Ardit Gjebrea: S’e ke marrë për dore, por në njëfarë mënyre, si mund të shkosh te ish-bashkëshorti dhe ta bësh dorëzanë për njeriun me të cilin ti bashkëjeton?
Rigelsa: Ja që ndodhi ky gabim, pa e menduar unë ndodhi dhe pa e menduar Irakliu, ndodhi.
Ardit Gjebrea: Në atë shtëpi që rrezikohet që të merret jetojnë edhe fëmijët e tu, e ke menduar këtë?
Rigelsa: Po.
Ardit Gjebrea: Po ku do të shkojnë fëmijët e tu?
Rigelsa: Dhe atëherë përse shihet si pikë të merret shtëpia e Irakliut dhe e Vasilit dhe të mos merret shtëpia e Valdrinit?
Ardit Gjebrea: Sepse në dokumente nuk është dorëzanë Valdrini, po të ishte Irakliun s’e kishe futur fare ti. Në dokumente, nëse Valdrini nuk paguan, dorëzanë është Irakliu dhe sipas ligjeve të shtetit merret shtëpia e Irakliut që do të thotë e dashur, nëse ti nuk e di këtë gjë, atëherë më fal por ta ka hedhur Valdrini i cili të ka përfshirë edhe ty, nuk ka firmosur ai për përgjegjësinë e dorëzanisë, ia ka lënë Irakliut, ndoshta ti ke besuar te Valdrini, unë po e marr të mirëqenë këtë që thua ti dhe Valdrini ta ka hedhur ty dhe ia ka hedhur edhe Irakliut të shkretë dhe të ka mbushur mendjen ty hajde marrim Irakliun dhe e ka ngrënë Irakliu. Kjo është situata e dashur, më kupton? Ti sapo na the tani që ai është zhdukur dhe nuk e di se ku është 4 muaj, pra ta ka hedhur ty dhe mbi të gjitha, viktima më e madhe është Irakliu dhe në fund, fëmijët e tu që gjëja e fundit që unë besoj në këtë botë është që ty mos të të dhembin fëmijët e tu apo jo? Ty të dhembin fëmijët e tu apo jo?
Rigelsa: Normale që më dhembin.
Ardit Gjebrea: Bravo Rigelsa dhe ky problem shkon deri te fëmijët e tu.
Rigelsa: Ky problem nuk do të shkojë fare as te fëmijët e mim as te Irakliu sepse unë do të kthej çdo gur dhe Valdrinin do ta gjej! Atë kredi do ta paguajë vetëm Valdrini, as unë dhe as Irakliu!
/tvklan.al