Marley Mokwena dhe bashkëshorti i saj Tebogo u habitën kur morën lajmin se prisnin binjakë në skanerin e fundit. Por ky nuk ishte i vetmi lajm surprizues për çiftin. Përpos kësaj, doktori i informoi se binjakët ishin ngjizur me një javë diferencë nga njëri-tjetri.
‘’Ne erdhëm për të zbuluar gjininë e bebit, por nuk mundëm ta besonim kur doktori na tha se ishin binjakë. Njëri13 javësh dhe tjetri 14, ishte e pabesueshme”, u shpreh Tebogo.
Marley, e ëma e fëmijëve u shpreh se ‘’ne mbetëm pa fjalë nga lajmi, diferenca një javore e fëmijëve ishte një surprizë e madhe për ne.’’
Çifti i quajti binjakët tashmë 15-muajsh, Asher dhe Adar. Fenomeni i njohur si ‘superfetusi’, ndodh kur dy foshnje ngjizen veçmas nga njëri-tjetri, por rriten bashkë në mitër.
Ky fenomen ndodh zakonisht tek kafshët dhe për njerëzit është i rrallë. Në momentin që lindën foshnjet ishin 37 javëshe, me peshë përkatëse 2.8kg dhe 2.9kg.
‘’Ne nuk jemi të sigurtë se cili nga djemtë është ngjizur i pari, por ata janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri’’, u shpreh çifti. /tvklan.al