Bota ka nevojë për më shumë foshnje. Rënia e numrit të lindjeve ka qenë prej kohësh një shqetësim për shoqëritë në plakje që mund të pakësojnë fuqinë punëtore, të përkeqësojnë më tej inflacionin e të përmbysin kulturën e konsumatorit.

Një studim i ri nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) thotë se rënia e nivelit të lindjeve do të ndryshojë përgjithmonë përbërjen demografike të ekonomive më të mëdha në botë gjatë dekadës së ardhshme.

Nëse do të ecet në këto parashikime, viti 2064 do të jetë i pari në historinë moderne ku shkalla globale e vdekjeve i tejkalon ato të lindjeve. Shkalla totale e fertilitetit midis 38 vendeve anëtare të OECD ra në vetëm 1.5 fëmijë për grua në vitin 2022 nga 3.3 fëmijë në vitin 1960.

Ky numër është shumë më poshtë se “niveli i zëvendësimit” prej 2.1 fëmijë për grua që nevojitet për të mbajtur popullata konstante. Rrjedhimisht, kjo do të thotë se oferta e punonjësve në shumë vende po zvogëlohet me ritme të shpejta.

Deri në vitin 2100, vetëm gjashtë vende pritet të kenë fëmijë të mjaftueshëm për të mbajtur popullsinë e tyre të qëndrueshme: Çadi i Afrikës, Nigeri dhe Somalia, ishujt e Paqësorit të Samoa dhe Tonga dhe Taxhikistani, sipas hulumtimit të botuar nga revista mjekësore “Lancet”./tvklan.al