Femrat kanë tendencën të tradhëtojnë më tepër burrat që nuk ndihmojnë në punët e shtëpisë.

Të dhënat vijnë nga një sondazh i realizuar nga 

Gleedon, 

që sugjeron se mënyra më e mirë për të fituar zemrën e një femre është ta ndihmosh të lajë enët dhe dyshemenë.

Sipas të dhënave, një ndër arsyet kryesore të ndarjes së çifteve është fakti se mashkulli nuk ndihmon mjaftueshëm në punët e shtëpisë.

Rreth 86% e të intervistuarave pohuan se kanë qenë tmerrësisht të revoltuara nga mënyra e shmangies së përgjegjësive nga ana e partnerëve të tyre, kur vjen fjala te punët e shtëpisë.

Me shumë gjasa kjo do të vazhdojë të jetë një temë diskutimi në familjet franceze, sipas agjencisë së statistikave INSEE, e cila zbuloi se gratë mbulojnë rreth 2/3 e të gjitha punëve të shtëpisë, ndonëse ka patur përmirësim të  ndjeshëm kohët e fundit./tvklan.al