#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #edmond #naile #divorc #adn #tradheti #sherr #cift #polic
“Më ke tradhtuar, fëmija s’është imi!”, Edmondi përzë bashkëjetuesen: Nuk të dua më!
Rasti i radhës në “Shihemi në Gjyq” është një përballje e vështirë mes dy bashkëjetuesve, Edmondit dhe Nailes. “Unë jam burrë, nuk e pranoj të më tradhtojë gruaja. Sot do ta marrim vesh a më ka tradhtuar apo jo”, shprehet Edmondi në insertin prezantues të rubrikës së të “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.
Në insertin e saj, Nailja thotë se: “Është shumë e rëndë që bashkëjetuesi më akuzon se thotë nuk i ke fëmijët me mua, unë jam e gatshme që ai t’u bëjë ADN-në”. Me hyrjen e tij në studio, Edmondi përforcon akuzën ndaj bashkëjetueses së 9 viteve.
Ardit Gjebrea: Ajo është e gatshme që të bëjë analizën e ADN-së.
Edmond: Mendoj se fëmija nuk është imi se ajo ka një të dashur.
Nailja hyn shumë e acaruar dhe i kërkon llogari Edmondit. Ai përsërit të njëjtën gjë, ndërsa ajo i kërkon fakte për akuzat e madje është e gatshme të procedojë me testin e ADN-së.
Naile: Për çfarë më ke sjellë ti mua këtu dua ta di?
Edmond: Ti mua më ke tradhtuar. Nuk të dua më. Zhduku ku të duash!
Naile: Për çfarë të kam tradhtuar? Më gjej faktet! Me foto, me dëshmitarë, me çfarë të duash ti, jam e gatshme!
Edmond: Ti mua më ke tradhtuar, më ke futur në burg…
Naile: E meritove!
Edmond: Ke të dashur.
Naile: Unë s’kam të dashur, e ke merituar!
Edmond: E ke këtu të dashurin.
Naile: Unë s’kam të dashur, ma gjej, ma vërteto ti mua me foto, me dëshmitarë, me njerëz dhe unë për ato që më akuzon ti me djalin, jam e gatshme që unë t’i bëj ADN-në djalit!
Për shkak të ndjeshmërisë së lartë të rastit, Eni Çobani u paraprin protagonistëve duke u kërkuar të kenë kujdes me emrat që përmendin pasi preken edhe persona të tjerë.
“Më rrahe kur isha shtatzënë, ndenja 9 ditë në koma!”/ Sfida e Nailes: Në burg të çoj prapë e s’ndahem!
Edmondi akuzon bashkëjetuesen e tij prej 9 vitesh, Nailen në “Shihemi në Gjyq” se e ka tradhtuar dhe djali nuk është i tiji. Sipas pretendimeve të ngritura në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Nailja e ka tradhtuar me një efektiv policie në Burrel, të quajtur Arben Murati.
Nailja ngulmon duke kërkuar fakte për këto akuza dhe sjell në vëmendje se ajo e ka denoncuar bashkëjetuesin e saj për dhunë në familje, fakt që Edmondi e pranon. Ai ka kryer një vit burg për këtë dhe Nailja thotë se nëse do ta denoncojë sërish, do të ndodhë e njëjta gjë.
Edmond: Ti ke të dashur Arben Muratin!
Naile: Gjeje pra, hë ma vërteto!
Edmond: Polic burgu i grupit të gatshëm.
Naile: Unë s’e kam njohur atë person, unë e kam njohur atë person…
Eni Çobani: E përshëndesim zotërinë që ju sapo përmendët dhe ku, është efektiv i Policisë së Burgjeve?
Edmond: Burrelit.
Eni Çobani: Burrel.
Naile: Ai shoqëron të burgosurit, i shoqëron në gjyq, kur shkon nëpër gjyqet e Burrelit…
Edmond: Ku e di ti se ça shoqëron?
Naile: Aty e kam parë me ty, e kam parë kur isha në gjyq me ty!
Eni Çobani: Po tani juve ku e dini që ai i shoqëron se ju ditkeni edhe vendin e punës, më fal tani?
Naile: E di znj. Eni se bashkëjetuesi im ka rënë në burg për arsye dhune në familje se më akuzonte mua gjithmonë “djali s’është i imi”. Ai zotëria që është aty që më akuzon mua më ka rrahur dhe kam qenë shtatzënë me çunin, më ka shtrirë përtokë në korridor, e ka merituar burgun! Po e bëri prapë, në burg do ta çoj! Unë aty në shtëpi do t’i rri, derisa të vdes nuk i dal nga shtëpia!
Edmond: Ti më ke futur në burg…
Naile: Aty të rrish aty!
Edmond: Që të bredhësh me Arben Muratin ti? Je duke u tallur me mua?
Naile: Më gjej faktet, më gjej dëshmitarë! Nxirri, ma vërteto!
Edmond: Do t’i nxjerr që të gjitha!
Naile: Nxirri, kur të duash ti nxirri!
Edmond: Prandaj kemi ardhur këtu, t’i nxjerrim të gjitha!
Naile: Nxirri!
Eni Çobani: Aty ju keni letrat e burgut tuaj?
Edmond: Po, që kam mbaruar burgun. Një vit burg.
Naile: Me fakte, se për mua është turp!
Eni Çobani: Ti je futur në burg, kur?
Edmond: Unë jam futur në datën 27/07/2022. Kam dalë më datë 05/07/2023.
Eni Çobani: Pra një vit e ke bërë të plotë në burg?
Edmond: Një vit në burg.
Ardit Gjebrea: Ke ushtruar dhunë vërtet?
Edmond: Po.
Ardit Gjebrea: Ah, ke ushtruar dhunë…
Edmond: Kam ushtruar.
Naile: Kam ndenjur 9 ditë në gjendje kome prej të rrahurës tënde dhe më sjell këtu prapë! S’ke fytyrë! Aty do të të çoj prapë, veç vazhdo, prapë aty e ke vendin, aty!
Eni Çobani i thotë Nailes se kjo situatë s’ka kuptim kur ajo e sfidon Edmondin me burg nëse e dhunon sërish kur mundet që të ndahen. Nailja nuk e pranon ndarjen në mënyrë kategorike. Nga ana tjetër, Edmondi vijon me akuzat e tij për tradhtinë me efektivin e policisë dhe thotë se për këtë është njoftuar nga një koleg i këtij personi. Sipas Edmondit, një person i quajtur Afrim Beshku i ka thënë në mënyrë konfidenciale se mes Nailes dhe Arben Muratit ka një raport paralel.
“Tha ç’kemi dhe hapi derën e makinës”, Nailja rrëfen ngacmimin nga polici: Ka 4 vjet që më përndjek!
Nailja akuzohet nga bashkëjetuesi i saj i 9 viteve, Edmondi se e ka tradhtuar me një polic dhe djali 3-vjeçar nuk është i tiji. Edmondi zbuloi në “Shihemi në Gjyq” edhe emrin e policit që sipas tij quhet Arben Murati.
Nailja është kapur pas faktit se Edmondi e ka dhunuar dhe ai ka vuajtur dënimin me një vit burg, por ende nuk ka ndarë në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan pjesën tjetër të historisë. Me kërkesë të Eni Çobani, Nailja nis të rrëfejë dhe i jep ”pak të drejtë” Edmondit për dyshimet e tij sepse në të vërtetë, ka pasur ngacmime prej policit në fjalë.
Naile: Ai ka pak të drejtë se një ditë…
Eni Çobani: Ah, ka pak të drejtë, por ti e ke futur brenda edhe pse ka pak të drejtë, po!
Naile: Një ditë, më 19 shtator, më del Arben Murati në rrugë, në rrugë që është xhade, xhade kryesore që bën Burrel-Tiranë, më del në rrugë, më ndal.
Eni Çobani: Ah pra, është e vërtetë! Ky njeriu ekziston, nuk është njeri kështu…
Naile: Po, ekziston, më 19 shtator që lamë mbrapa…
Eni Çobani: Po, pse të doli përpara?
Naile: Nuk e di se çfarë kishte ai, unë isha thjesht… veç kur më thërret “hë moj zonjë, ç’kemi?” Unë fare kokën, drejt isha…
Edmond: Po të ka thënë “ç’kemi” se e njeh ti se nuk thotë kot çkemi!
Ardit Gjebrea: Po ja ta dëgjojmë, prit pak!
Edmond: Ku të njeh ai ty? Kush është ai?
Ardit Gjebrea: Një minutë të lutem, ta dëgjojmë pak! Një sekondë!
Edmond: Ti të merrje policin, mos të më merrje mua!
Ardit Gjebrea: Një minutë pak! Të tha çkemi, po ti?
Naile: Unë i thashë m’u largo! “Jo moj”, tha, “se je shumë e mirë!” Kujt i thua ashtu ti i thashë?
Edmond: E shikon znj. Eni?
Ardit Gjebrea: Prit more, i ka thënë ik m’u zhduk, prit një moment!
Naile: Unë i thashë m’u zhduk, ai hapi makinën, kujtoi se do i futesha në makinë unë, unë po drejtohesha të shkoja te fëmija im se kishim mbledhje prindërish.
Nailja përfundon duke thënë se shkoi në mbledhjen e prindërve dhe “kishte emocione”. Këto emocione ajo i përshkroi si “më vinte zor, nuk jam ashtu, kam dy fëmijë”, ndërsa shtoi se kjo nuk ishte hera e parë që Arben Murati e ka ngacmuar.
Naile: Edhe një ditë, ishte në mars, ka qenë në burg ky, ishte një ditë, nuk e mbaj mend, ishte mars por si datë s’e mbaj mend. Unë po çoja fëmijën, e lashë te kopshti dhe çantën në dorë, po shkoja të paguaja dritat. Ai mua më shoqëronte trotuarit në qytetin e Burrelit, afër stadiumit, ai hapi prapë derën e makinës duke më shoqëruar dhe duke më thënë fjalë që s’ishin për të thënë! Unë ika, ishte ditë shiu, unë ika vrap, drodha rrugë se ai më shoqëroi derisa u futa.
Eni Çobani: Po si mund të të shoqërojë një burrë i huaj…
Naile: Nuk e di! Unë s’kam lidhje me të!
Ardit Gjebrea: Është i martuar ai?
Naile: Po, kështu më kanë thënë që është i martuar. Për kokë të dy fëmijëve unë s’kam asnjë lloj lidhjeje, asnjë lloj marrëdhënieje, asnjë lloj gjëje!
Duke iu përgjigjur vazhdimisht dyshimit të Edmondit për atësinë e fëmijës se mjafton të bëjë ADN-në, Nailja shton edhe një fakt tjetër. Përndjekja nga polici ka nisur 4 vite më parë, por ajo s’ia ka thënë asnjëherë bashkëjetuesit sepse trembej.
Naile: Ky person ka shumë që më ndjek, por më përpara nuk e kam njohur as si fytyrë, nuk e kam ditur se kush është, si fytyrë nuk e kam fiksuar se ku është…
Eni Çobani: Por të ndiqte, gjithmonë?
Naile: Po, më ndiqte gjithmonë…
Eni Çobani: Sa vite pra?
Naile: Mund të ketë… ka 4 vjet.
Eni Çobani: Po pra, djalin e ke 3 vjeç apo jo?
Naile: Po.
Eni Çobani: Tani ky zotëria i ka lindur një dyshim dhe thotë zonjë, meqenëse gruaja nuk ma ka thënë këtë fakt, ngeli shtatzënë, unë më pas mora vesh që ekziston edhe një burrë tjetër që e ndjek, atëherë unë dyshoj. Ka bërë një gabim fatal që ka vënë dorë mbi ty sepse në atë moment do të thoshte zonjë, linde këtë fëmijë, bëj analizën, në qoftë se është imi, rri, në qoftë se s’është imi, ik! Ky është burri!
Shenjë? “Kënga Magjike” hyn gabimisht në “Shihemi në Gjyq”, Çobani: Kam dashur gjithmonë…
Një ngatërresë e vogël në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan krijoi një situatë shumë gazmore. Ndërsa iu afrua tavolinës së Eni Çobanit për të njoftuar publicitetin, moderatori Ardit Gjebrea vuri re se në duar mbante skaletën e “Këngës Magjike”. Ai u shpreh i habitur, por ishte përgjigjja e ndërmjetëses ajo që na bëri të dyshojmë se mund të ketë një surprizë.
Ardit Gjebrea: Nuk e di, pse erdha me “Këngën Magjike tek ty?
Eni Çobani: Ah! Si duket…nuk dua ta them publikisht por…
Ardit Gjebrea: Shenjë kjo!
Eni Çobani: Kam dashur gjithmonë pak pjesë te “Kënga Magjike”!
Detaji i Edmondit i lë të gjithë pa fjalë: “Polici më tha fëmija do të vuajë nga kurrizi”, gruaja e pranon
Në përfundim të “Shihemi në Gjyq”, dyshimet e Edmondit për atësinë e fëmijës së tij dhe bashkëjetueses prej 9 vitesh, Nailes, nuk janë shuar. Gjatë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan u tregua sesi Edmondi dyshon që Nailja e tradhton me policin Arben Murataj. Ajo vetë tregoi se polici e përndjek prej 4 vitesh.
Djali i Edmondit dhe Nailes është 3 vjeç. Kur ajo ishte shtatzënë me të, Edmondi e ka dhunuar e më pas vuajti dënimin në burg. Nailja ngulmon se djali është i tiji dhe kërkon të kryhet testi i ADN-së. Asgjë nuk e bind Edmondin i cili në përfundim të rubrikës, rrëfen edhe detajin e fundit që i lë të gjithë pa fjalë.
Edmond: Kam dhe diçka…
Eni Çobani: Të fundit?
Edmond: Të fundit, krejt.
Eni Çobani: Po!
Edmond: Përpara se të ndodhte, z. Arben Murati më takon atje, në një fshat. “Fëmija”, më ka thënë, “është i imi, do të vuajë nga shtylla kurrizore”, përpara sesa të ndodhte, në rregull? Pastaj kur hyj në burg unë, doli me shtyllë kurrizore, e ka çuar në Turqi. Nga i mori të dhënat ky?
Naile: Po, ka qenë djali, e pranoj! Ka qenë djali.
Edmond: Mua ma ka thënë më përpara sesa të ndodhë.
Eni Çobani: Ty ta ka thënë Arbeni? E ka ditur edhe sëmundjen?
Edmond: Më përpara, 6 muaj më përpara.
Eni Çobani: Do ta njoftojmë në seancat e ardhshme se i kujt është fëmija, është i Edmondit apo i Arbenit. E mbyllim këtu se jemi pa fjalë.
/tvklan.al