Teksa e dashura ishte në gjumë, një burrë nuk hezitoi të bënte propozimin më interesant për martesë, duke ia vendosur asaj unazën në gisht. Por siç duket kjo nuk u prit mirë nga komentuesit e rrjetit social Facebook.
“Është ora pesë e mëngjesit. Për javë me rradhë e kam planifikuar mënyrën sesi do t’i kërkoja dorën. Ti di çdo lëvizje timen dhe je një grua shumë e vështirë për t’u suprizuar. Por tashmë do të zgjohesh me tre surpriza. Një telefon plot me urime, një unazë dhe një foto tënden kur fle që do të bëhet virale në internet. Suprizë. Do t’ju tregoj çfarë vendimi mori sapo të zgjohet”, shkroi ai.
Ky post mori rreth 235,000 shpërndarje dhe pafund kritika.
“E paska gjumin e rëndë. Si ka mundësi që arrite t’ja vendosje në gisht”, shkruante një person.
“Të paktën priti derisa ajo bëri thonjtë”, tha një tjetër. /tvklan.al